Banesën e zgjodhi për grabitje, por policia ‘i prishi planet’, arrestohet 43-vjeçari (EMRI)

Banesën e zgjodhi për grabitje, por policia ‘i prishi planet’, arrestohet 43-vjeçari (EMRI)

Policia e Lushnjës bëri me dije se ka arrestuar gjatë orëve të fundit Jani Prençe, teksa po heton përfshirjen e tij edhe në krime të tjera të ngjashme. U kap në flagrancë në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 43-vjeçari i dyshuar. Njoftimi i policisë: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas po tentonte të vidhte në një banesë në qytet, organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë, në këtë banesë, autori J. P., 43 vjeç”. Vijojnë hetime për...