Balzak: Ah, po të isha i pasur… të gjithë do të më donin…

Balzak: Ah, po të isha i pasur… të gjithë do të më donin…

Nga Honore de Balzak “…-Ah, po të isha i pasur, po të kisha ruajtur pasurinë time, në qoftë se nuk do t’ua kisha dhënë, ato do të ishin këtu, do të më lanin faqet dhe me të puthurat e tyre! Do të banoja në një pallat, do të kisha dhoma të bukura, disa shërbëtorë, zjarr për veten time për t’u ngrohur; dhe ato do të ishin këtu, me lot për faqe, me burrat dhe fëmijët e tyre. Do t’i kisha të gjitha këto. Ndërsa tani asgjë! Paraja t’i jep të gjitha, edhe vajzat. Oh! Paratë e mia, ku janë ato?...