“Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi

“Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të forta ndaj biznesmenit Ergys Agasi, duke pretenduar se ai ka ndikim mbi një sërë institucionesh shtetërore. Në intervistën në “Minuta e Parë”, Këlliçi deklaroi se Agasi nuk do të kishte ndikimin që, sipas tij, ka sot pa mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Këlliçi e lidhi emrin e Agasit me AKSHI-n, Policinë e Shtetit dhe Kadastrën, duke pretenduar se përmes këtyre institucioneve është krijuar një mekanizëm që prek edhe sigurinë kibernetike dhe pronat. Po ashtu ai tha se Ballukut do t’i dalin të tjera vila brend dhe jashtë vendit. “Mos harroni që emri i Ergys Agasit, në gjykimin tim, edhe në këtë rast është prapë i parëndësishëm, sepse Ergys Agasi nuk ka një funksion. Ergys Agasi...