Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Balluku nxjerr pamjet nga plazhi i Darëzezës: Çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues vendas e të huaj
“Plazhi i Darëzezës çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues vendas dhe të huaj!Për të përballuar këtë fluks në rritje dhe për të garantuar sigurinë shëndetësore të pushuesve, Qendra Shëndetësore Verore këtu ashtu si në 35 pika të tjera në vend, është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë mjekësore të menjëhershme dhe cilësore gjatë gjithë sezonit turistik.Nga data 1 qershor deri më sot, në Qendrat Verore janë paraqitur 21,862 pushues, nga të cilët 74% janë qytetarë shqiptarë, ndërsa 26% janë turistë të huaj”, shkruan Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.