Balla thirrje diasporës nga Selaniku: Ktheni zarfin e votimit brenda orëve të mbetura

Balla thirrje diasporës nga Selaniku: Ktheni zarfin e votimit brenda orëve të mbetura

Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla theksoi se një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh ende nuk kanë marrë zarfin e KQZ-së nga zyrat e postës. “Ka ende prej jush që nuk e kanë tërhequr ende fletën e votimit. Janë rreth 8,000, siç njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që duhet të paraqiten menjëherë pranë zyrave të DHL këtu në Selanik, Athinë apo dhe në ishuj, te nënkontraktorët e DHL-së për ta tërhequr,” tha ai. Por, sipas Ballës, edhe më shqetësues është numri i madh i atyre që kanë marrë zarfin, por ende nuk e kanë kthyer atë. “Është një numër i madh, diku te 25,000 prej jush, që e kanë tërhequr zarfin me fletën e votimit, por nuk e kanë kthyer ende,”...