Balla shpjegon “Paketën e Maleve: po “100 fshatrat”?!

Balla shpjegon “Paketën e Maleve: po “100 fshatrat”?!

Socialisti Taulant Balla, përmes një video-mesazhi, ka tentuar të  zbarthejë të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, një nismë e re që ka për qëllim të nxisë investimet në zonat malore, veçanërisht nga shqiptarët e diasporës. “Shumë shkruajnë dhe duan më shumë informacion mbi Paketën e Maleve,” tha Balla. “Kjo është një politikë e re, një qasje e re e qeverisë sonë për zhvillimin e zonave malore dhe agroturizmit në to.” Ai sqaroi se çdo qytetar që ka në zotërim një tokë ose truall për më shumë se 10 vite – edhe në mungesë të certifikatës së pronësisë – mund të përfitojë nga kjo paketë. “Është shumë e thjeshtë: nëse ti apo familja jote keni në zotërim një tokë për një periudhë mbi dhje vite ose keni...