Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se ndryshimet e propozuara në ligjin për strehimin social synojnë të krijojnë një model të ri ndërhyrjeje të shtetit në tregun e banesave, duke përfshirë jo vetëm familjet me të ardhura të ulëta, por edhe çiftet e reja dhe shtresën e mesme. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, ku u diskutua projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për strehimin social, Balla shprehu keqardhjen për mungesën e mbështetjes nga opozita, duke e cilësuar nismën si një mbështetje të rëndësishme për qytetarët. “Do kisha dashur shumë që kolegët e opozitës jo vetëm të ishin prezentë, por edhe ta kishin mbështetur me votë këtë projektligj, i cili sjell një mbështetje...
Burimi:
javanews.al