Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull për paqen dhe stabilitetin

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull për paqen dhe stabilitetin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pritur sot të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Partneritetin Global, Ambasadorin Paolo Zampolli. Në fokus të takimit kanë qenë një sërë çështjesh me rëndësi për bashkëpunimin ndërkombëtar, paqen dhe stabilitetin. Balla theksoi se Shqipëria përbën një shembull të rëndësishëm sa i përket rolit dhe partneriteteve në funksion të paqes dhe sigurisë. “Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s”, u shpreh Balla, duke nënvizuar rëndësinë e këtij eventi për vendin dhe rolin e tij në aleancë. Sipas Ballës, gjatë takimit u vlerësua gjithashtu anëtarësimi i Shqipërisë, përmes Kryeministrit Edi Rama, në Bordin e Paqes. Një tjetër temë e diskutimit ishte bashkëjetesa ndërfetare në Shqipëri. Balla e...