Balla paralajmëron ndryshime për blegtorët, TVSH-ja e qumështit ulet në 6%

Balla paralajmëron ndryshime për blegtorët, TVSH-ja e qumështit ulet në 6%

Lehtësimi i procedurave për ndërtimin e stallave dhe mbështetja financiare për blegtorët ishin në qendër të një takimi të Taulant Ballës dhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, me fermerë dhe prodhues të qumështit në Tiranë. Balla kërkoi që marrja e lejeve për stallat të bëhet më e thjeshtë, ndërsa foli edhe për uljen e TVSH-së së qumështit nga 20% në 6% dhe masat e tjera mbështetëse për sektorin. “Procesi i pajisjes me leje ndërtimi për një stallë duhet të jetë të paktën më i lehtë se procesi i pajisjes me leje ndërtimi për një vilë. Shqipëria në vitin 2030 do të jetë në Bashkimin Europian dhe, për t’i paraprirë konkurrencës së madhe, duhet të fillojmë që tani të përgatitemi, duke rritur standardet”, u shpreh Balla....