Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Të mos harrojmë viktimat

Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Të mos harrojmë viktimat

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Izraelit në Tiranë në përkujtim të sulmit të 7 tetorit 2023 në Izrael. Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se kujtimi i viktimave dhe solidariteti me familjet e tyre përbëjnë një detyrim, duke theksuar se kjo ngjarje nuk duhet të harrohet. “Sot, më 7 tetor, kujtuam viktimat e sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 në Izrael. Kujtesa mbetet një detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Të kujtosh do të thotë të mos harrosh”, deklaroi Balla. Ai dënoi terrorizmin, antisemitizmin dhe format e urrejtjes, ndërsa solli në vëmendje edhe historinë e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Holokaustit. Balla foli gjithashtu për traditën shqiptare të bashkëjetesës...