Balla i bën thirrje PD-së: Mos e mbani peng Reformën Zgjedhore, detyrimet ndaj BE-së janë të Kuvendit!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deklaroi se mazhoranca është e gatshme të vijojë punën për Reformën Administrative Territoriale, duke shprehur shpresën që Partia Demokratike të mos bojkotojë komisionin e posaçëm. Balla u ndal edhe te votimi dhe numërimi elektronik, Reforma Zgjedhore, organizimi i rajoneve dhe zgjedhjet vendore të vitit 2027. Balla theksoi se ngritja e komisionit të posaçëm për çështjet e qeverisjes vendore, kompetencat, funksionet, financat dhe rajonet është hera e katërt që ndërmerret një nismë e tillë që prej vitit 2013. Ai kujtoi se opozita ka marrë pjesë në dy komisione të mëparshme dhe ka bojkotuar një, duke shprehur shpresën që kësaj here të mos përsëritet bojkoti. Duke iu referuar ndarjes së re administrative...
Burimi:
javanews.al