Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Bahu mëngjes i ujtë…”, poezi nga Shazim Mehmeti
Shazim Mehmeti Bahu mëngjes i ujtë, bahu i lumtun, shndrit!Pajtohu me faktinse lumtunia nuk asht nji gjendje e përhershme,por veç do çaste që duhet me i ndijue,kur t’vijnë rastësisht!Shkëputu nga krahasimet me të tjerë dhe me përrethjen,përqendrohu te vetja!Atyne që i ke përreth teje,jepjua dritën tande, baji t’lumtun,dhe gëzimi ka me t’ardhë vetiu!Shkëputju të shkuemes, haje frikën për t’ardhmen!Hape zemrën, thuaju PO mëngjeseve, muzgjeve!Shijoje dritën që ta japin falas, gjanat e vogla si:nji gjeth, nji fjalë, nji milingonë!Fal gjithnji, dhe mendja, as zemra,s’kanë me t’u ba burg!Buzëqesh, me zemër!Buzëqeshu njerëzve, kafshëve, insekteve,dritës, luleve, gurëve, pluhunit!…Mos vrapo mbas gjithçkaje –lëviz, lëviz,...