Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Baggio dhe Del Piero, numrat 10 që e kthyen futbollin në art. Legjenda të përjetshme
Dy buzëqeshje, një përqafim dhe një foto që ka aromën e legjendës. Roberto Baggio dhe Alessandro Del Piero së bashku, në një foto që ka goditur në zemrat e miliona tifozëve të Juventusit e jo vetëm. “Dy venetë në New York”, – shkruan “Bishtaleci Hyjnor” në profilin e tij në Instagram, por fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar forcën emocionale të atij imazhi. Dy ikona të futbollit italian dhe botëror, dy numra 10 që kanë magjepsur breza të tërë, krah për krah në qytetin që nuk fle kurrë. Në këtë fotografi ka gjithçka; poezi futbolli, elegancë që nuk njeh kohë,...