Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula
Avokati Arianit Koci e ka derguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka Pula. Për Shiroka Pulën nisi votimi në minutat e fundit të 6 tetorit, por vazhdoi shkurt edhe më 7 tetor. Ai pretendon se këto veprime janë antikushtetuese. “Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26. Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës”, ka deklaruar Koci. Ai i është referuar edhe nenit 226 të aktgjykimit, duke thënë se aty përcaktohet pasoja juridike në rast të mosrespektimit të afatit. “Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast...
Burimi:
javanews.al