Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Gjykata e Posaçme ka refuzuar që të zhvillohet seanca e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit pa avokatët, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të GJKO-së. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se, pavarësisht vendimit të Apelit Administrativ, avokatët nuk pranuan të merrnin pjesë në proces. Sipas tyre, ata nuk kanë marrë dijeni, sipas rrugëve ligjore, për pezullimin e bojkotit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Sipas Anila Hoxhës, Gjykata vendosi që të shtyjë seancën për Metën dhe Kryemadhin për në 5 nëntor. Po ashtu Gjykata caktoi edhe avokat kryesisht për seancën e radhës. Ilir Meta është shprehur se “fakti që mungon prokurori Kllapi nuk është shenjë e mirë”. “Nuk më duket e arsyeshme që e nisni gjyqin nga avokatët dhe jo nga unë, si i pandehur...
Burimi:
ntv.al