Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut për zgjatjen e afatit 10 ditor për njohjen me provat: Cenim i së drejtës për mbrojtje efektive dhe proces të rregullt ligjor

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut për zgjatjen e afatit 10 ditor për njohjen me provat: Cenim i së drejtës për mbrojtje efektive dhe proces të rregullt ligjor

Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i janë drejtuar prokurorëve të SPAK-ut me kërkesën për zgjatjen deri në datën 24 shtator të afatit të njohjes me përmbajtjen e plotë të akteve dhe provave mbi të cilat ngrihet akuza. Në kërkesën e tyre, avokatët shprehen se nisur nga volumi jashtëzakonisht i madh i materialeve hetimore, kryebashkiaku Veliaj dhe mbrojtja e tij ndodhen në pamundësi objektive për t’u njohur në mënyrë efektive me përmbajtjen e plotë të provave dhe akteve, brenda afatit 10-ditor të parashikuar nga neni 327, pika 4 e Kodit të Procedurës Penale. Ata arsyetojnë se këto 10 ditë...