Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Duam informacion për masat ekstreme

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Duam informacion për masat ekstreme

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për informacion dhe dokumentacion lidhur me vizitën mjekësore të klientit të tyre të zhvilluar më 17 korrik 2025. Sipas tyre vizita mjekësore e cila i ishte refuzuar disa herë më parë Veliajt, u shoqërua me masa të jashtëzakonshme sigurie, përfshirë rreth 30 efektivë policie dhe hetues të BKH-së. Avokatët pretendojnë se disa prej këtyre efektivëve kanë qenë të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, çka e konsiderojnë si një shkelje të hapur të protokolleve mjekësore dhe të standardeve të trajtimit njerëzor....