Avokatët bojkotojnë pa afat seancat në GJKKO, kërkojnë pezullimin e rregullores
Avokatët kanë vendosur bojkotimin pa afat të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së re që ndalon përdorimin dhe mbajtjen e celularëve në sallat e gjyqit. Vendimi është marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe hyn në fuqi menjëherë. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka kundërshtuar rregulloren e re të GJKKO-së, duke argumentuar se dispozitat e saj bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, praktikën e Gjykatës së Strasburgut dhe Kodin e Procedurës Penale. Sipas Haxhisë, Dhoma e Avokatisë i ka drejtuar GJKKO-së një kërkesë zyrtare për rishikimin e rregullores, por deri më 8 shtator nuk ka marrë asnjë përgjigje nga gjykata. “I kemi dërguar letër GJKKO-së,...
Burimi:
syri.net