“Avion nga Izraeli me pajisje kundër protestuesve në Tiranë!”, reagon Ministria e Jashtme: Lajm i fabrikuar, synon të nxisë mosbesim e tensione!

“Avion nga Izraeli me pajisje kundër protestuesve në Tiranë!”, reagon Ministria e Jashtme: Lajm i fabrikuar, synon të nxisë mosbesim e tensione!

Zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi, ka reaguar pas lajmit të publikuar nga analisti Shpend Gashi, i cili pretendonte se i ka mbërritur në telefon një mesazh se një avion nga Izraeli do të sillte në Shqipëri pajisje kundër trazirave për Policinë e Shtetit, në kushtet e protestave kundër qeverisë në Tiranë. Hysi e cilëson këtë pretendim si të fabrikuar dhe e lidh përhapjen e lajmeve të tilla me rrezikun e manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjes së huaj, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe mediave të verifikojnë faktet përpara se të besojnë apo të shpërndajnë informacione të pakonfirmuara. Reagim i zëdhënësit të MEPJ, Alteo Hysi, për TCH: “Informacioni i saktë dhe i besueshëm është një nga shtyllat themelore të një...