Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Aventura e re në Milano, zbulohet paga e Luka Modric
15 Korrik 2025 16:50 Telesport Luka Modric iu bashkua zyrtarisht Milanit pas Botërorit të klubeve, ku veshi për herë të fundit fanellën e Real Madrid. Kroati ka qenë pjesë e klubit madrilen që nga viti 2012, ku ka fituar 28 trofe gjithsej, bashkë me “Topin e Artë”. Mesfushori ka pranuar një ulje të konsiderueshme page për të firmour me Milanin. Ai do të fitojë rreth 2,5 mln euro bruto në vit te “Djalli”. Paga e sezonit të tij të fundit në Madrid ishte 5 mln euro në vit.