Avdullah Hoti kundër kandidaturës për president të zgjedhur nga Kurti e Abdixhiku
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk do ta përkrahë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. Në një status në Facebook ka shkruar se këtë nuk do ta bëjë për arsye personale, por për parim politik dhe institucional. Tutje Hoti ka shkruar se presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve, duke shtuar se kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter. “Njëkohësisht, kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj. Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që,...
Burimi:
syri.net