Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Avancon prezantimi, Modriç te Milan më 14 korrik
Luka Modriç është një lojtar i ri i Milanit dhe ka nënshkruar tashmë një kontratë njëvjeçare me opsion për një sezon të dytë me vlerë 3.5 milionë euro për sezon shkruan Sportmediaset sot. Njoftimi zyrtar është ende në pritje, por përpara se të marrë disa javë pushim pas Kupës së Botës për Klube kundër Real Madridit, Luka Modriç pritet të jetë në Milano më 14 korrik për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore rutinë. Në fillim të gushtit, kroati do të jetë në dispozicion të Alegrit për një debutim që mund të ndodhë në Kupën e Italisë kundër Barit më 17 gusht....