Burimi:
Sportekspres.com

“Autoritetet serbe pranuan de facto flamurin e Kosovës në territorin e tyre”, Duka: Ta shohim si zhvillim pozitiv, ndodhi për herë të parë
👁12308
Armand Duka ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin “Favorit”, ku ka sqaruar se çfarë ndodhi në kongresin e UEFA-s në Beogras. Kreu i FSHF-së ka deklaruar se për të parën herë flamuri i Kosovës është pranuar de facto nga Serbia. Sipas tij ky është një hap i pozitiv zhvillimi, që vjen pikërisht prej sportit. “Në Kongresin e UEFA-s në Beograd, ku ka marrë pjesë delegacioni shqipar, delegacioni i Federatës së Kosovës dhe i të gjithë federatave të tjera, çdo gjë ka qenë normale. Kur kemi hyrë në hollin e kongresit një natë përpara, ku bëhet një pritje...