Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme
Autoritetet franceze kanë vendosur shtetrrethim gjatë natës në disa zona të Parisit qendror dhe në qytete të tjera, pas një fundjave me protesta të dhunshme dhe plaçkitje në të gjithë vendin. Policia e Parisit njoftoi se shtetrrethimi do të zbatohet nga ora 23:00 deri në orën 06:00, sipas orës lokale, në zonën e Place de la République, ku protestuesit ishin mbledhur gjatë fundjavës, si dhe në zonën tregtare Les Halles. Gjithashtu, në disa zona të tjera të qendrës së qytetit është ndaluar organizimi i tubimeve pa autorizim. Shtetrrethime të pjesshme, që kufizojnë lëvizjen e të rinjve dhe organizimin e grumbullimeve, janë njoftuar edhe në qytete si Marseja, Bordoja, Nica dhe Lioni, në jug të vendit, si dhe në Lilë dhe qytete të tjera në veri....
Burimi:
javanews.al