Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Autoritetet e Vlorës: Dyshohet se është i qëllimshëm zjarri që dogji varrezat në Hoshtimë
Një zjarr i madh është ndezur në fshatin Hoshtimë të Vlorës, i cili ka djegur varrezat aty pranë. Flakët janë shtrirë deri fare pranë disa shtëpive në zonë, duke rrezikuar seriozisht banorët dhe pronat e tyre, ndërsa është përhapur edhe në ullishte. I favorizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, zjarri ka përparuar në drejtim të fshatrave Kërkovë dhe Bestrovë Policia ka larguar të gjithë qytetarët që jetojnë në banesat e rrezikuara nga flakët në Hoshtimë. Po ashtu, fshatarët kanë zhvendosur bagëtitë nga stallat. Në vendngjarje kanë mbërritur deri tani të paktën 9 mjete zjarrfikëse (4 nga Vlora, 1 nga Fieri, 1...