Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Autoritetet e Kosovës thonë se janë angazhuar për lirimin e ish-policit nga burgu në Serbi
👁13143
Autoritetet e Kosovës kanë thënë të mërkurën se janë duke bërë përpjekje për ta liruar nga paraburgimi në Serbi ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilin gjykata serbe e akuzon për gjoja “vrasje të rëndë” në Banjskë të Zveçanit. Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij. Gjykata e Lartë në Suboticë urdhëroi një muaj paraburgim për Spahiun gjoja për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri...