Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Autoritetet e Kosovës rimarrin një objekt publik në Leposaviq nga kompania serbe
👁10295
Autoritetet e Kosovës kanë rimarrë një objekt të Agjencisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën me shumicë serbe të Leposaviqit, i cili ishte shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar nga kompania shtetërore serbe SrbijaŠuma.Nën mbrojtjen dhe koordinimin e Policisë së Kosovës, zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë hynë në objektin që, sipas tyre, ishte uzurpuar prej kohësh. Ndërhyrja u krye pa incidente, por mbart një peshë të konsiderueshme politike në kontekstin e tensioneve të vazhdueshme për kontrollin territorial në veriun e Kosovës.Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, konfirmoi për KosovaPress se policia ka asistuar ministrinë në marrjen...