Autori ishte kthyer sot nga Anglia, qëlloi 8 herë me plumba 34-vjeçarin

Autori ishte kthyer sot nga Anglia, qëlloi 8 herë me plumba 34-vjeçarin

Autori Ylber Jaku ka qëlluar me 8 plumba në drejtim të 34-vjeçarit Ryshyt Sallahu. Viktima ka qenë në automjetin e tij në momentin e atentatit, duke shkaktuar edhe përplasjen me një kanal anësor të rrugës, më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Autori Ylber Jaku ka qenë në Angli dhe sot është kthyer në Has. Këtë mëngjes, autori 41-vjeçar e zuri viktimën në pritë afër banesës dhe e qëlloi me pushkë. Ndërkohë konflikti mes familjes Jaku dhe familjes Sallahu ka ardhur për shkak të një prone që pretendonin të dy familjet, sipas banorëve që nuk flasin para kamerave, konflikti vijonte...
Burimi: Opinion.al