Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Autorët e vrasjes në Lezhë, kryen atentatin në Tiranë”, Karamuço tregon detajet tronditëse: Donin ta vrisnin bashkëshorten e Brahimit në afërsi të banesës së saj
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka dyshime të forta se autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë, janë të njëjtët që kryen atentatin në Tiranë me 4 të plagosur, por që ngatërruan objektiv, pasi donin ekzekutimin e bashkëshortes së Brahimit. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Karamuço u shpreh se bashkëshorten e Brahimit, autorët e kanë ndjekur me një makinë tjetër dhe jo atë që përdorën në vrasjen në Lezhë. “Ka dyshime shumë të forta që 3 persona që kanë kryer atentatin në Lezhë, kanë marrë makinë të re dhe kanë marrë armë. Janë nisur në drejtim të bashkëshortes, për ta ekzekutuar atë në një zonë ku nuk ka shumë kamera, afër banesës së saj. Diku janë...