Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Automjeti përplaset me motomjetin në aksin “Shkodër-Velipojë”, lëndohet një person
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”. Një automjet është përplasur me një motomjet, ku është lënduar drejtuesi i këtij të fundit. Shtetasi me iniciale L.H., është transportuar në spital, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. “Informacion paraprak / Rreth orës 09:40, në aksin rrugor “Shkodër– Velipojë”, shtetasi E. H., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. H. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. H.. i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. ...