Automjeti përplas një grua në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën në vendngjarje

Automjeti përplas një grua në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “BYD”, me targa AC 501 AE, me drejtues shtetasin F.Q., i vitlindjes 1979, banues në Papër, ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike. Materialet procedurale lidhur me rastin pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.