Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Automatikë dhe granata difensive të fshehura në murin e banesës, e pëson i moshuari në Vlorë
👁5478
Policia e Vlorës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni luftarak, të fshehur në murin e një ndërtese të braktisur në lagjen “Hajro Çakërri”. Gjatë kontrollit të ushtruar në katin e dytë të ndërtesës u zbuluan të murosura 2 armë zjarri automatike, 12 granata difensive pa ndezës, 14 ndezës granatash, dhe rreth 2200 fishekë luftarak. Armët e zjarrit dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim me qëllim përcaktimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Nga hetimet paraprake, rezultoi se godina është në pronësi të shtetasit Gj. K., 67 vjeç, banues në të njëjtën...