Autoktonia në Ballkan/ Prejardhja gjenetike e shqiptarëve

Autoktonia në Ballkan/ Prejardhja gjenetike e shqiptarëve

Nga Gjergj Bojaxhi dhe Alban Lauka  – Artikull pëmbledhës i gjetjeve të deritanishme – Prej vitesh tashmë, përparimi i teknologjisë së zbatuar biokompjuterike ka mundësuar shfrytëzimin e të dhënave gjenetike për studimin e historisë. Veçanërisht përmes analizës së kromozomi Y, i cili përçohet drejtpërdrejt nga babai te i biri, pa kontribut gjenetik nga nëna, çdo familje apo fis mund të gjurmojë prejardhjen e vijës atërore, apo siç njihet botërisht, haplogrupit. Kurse mbledhja e një kampioni përfqësues rezultatesh gjenetike mundëson edhe hulumtimin e prejardhjes në shkallë krahinore apo vendi. Deri tani, në Projektin Shqiptar të ADN-së “Rrënjët” janë mbledhur në mënyrë vullnetare rezultatet e 1322 anëtarëve nga të gjitha trevat shqiptare. Nga krahasimi i tyre si me analiza gjenetike të eshtrave të lashta në Ballkan e...