Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Një operacion i Policisë së Gjirokastrës kundër kontrabandës së mallrave ka çuar në pranga dy persona, të cilët dyshohet se transportonin mallra të kontrabanduara nga Greqia drejt Shqipërisë. Operacioni policor, i koduar “Akciza 3”, u finalizua në aksin rrugor Kakavijë–Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajonale Vlorë-Gjirokastër. Në pranga u vunë shtetasit O. L., 43 vjeç, dhe M. D., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas Policisë, ata e drejtonin me radhë autobusin e ndaluar për kontroll nga shërbimet policore. Gjatë kontrollit, në vende të mbyllura dhe të fshehura të autobusit u gjetën 100 steka me cigare dhe 22 695 euro, ndërsa në bagazh u konstatuan një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme. Mes mallrave të sekuestruara janë produkte deti...
Burimi:
argjiroja.net