Autobusi i pasagjerëve merr flakë në majën e Skërficës

Autobusi i pasagjerëve merr flakë në majën e Skërficës

Një autobus pasagjerësh ka marrë flakë në majën e Skërficës, pranë tunelit në aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Sarandë. Sipas gazetarit të Report Tv, nuk ka dëme në njerëz dhe mësohet se zjarri është neutralizuar nga drejtuesi i mjetit pa mbërritur ende zjarrfikëset. Sipas tij ka pasur vetëm disa dëme materiale të vogla. Në vendngjarje po shkon grupi i zjarrfikësve, ndërsa pritet të sqarohen shkaqet e zjarrit.
Burimi: Gijotina.com