Autobusi i fundit nga Nerimane Kamberi

Autobusi i fundit nga Nerimane Kamberi

Nga Nerimane Kamberi Duke pirë kafen e mëngjesit, kishin biseduar për motin, për ujin, për ardhjen e të birit, në mbrëmje, me autobusin e fundit që vinte nga kryeqyteti. « A t’i hedhim rrjetat ? ta zëmë ndonjë peshk, për djalin, e vëmë në fëltere ? » I kishin hedhur shpesh gjatë verës, uji ishte i mirë, për ta, dhe për peshqit. Por ja që mbrëmjet kishin filluar të freskoheshin, uji sigurisht që do të ftohej, të dyve kishin filkuar t’i dhimbin eshtrat. “Dalim edhe sonte, nëse do, po t’i përgatis çizmet. Unë i pres peshqit te plazha, nuk kam nevojë për çizme. Dalim, se mos po nxëjmë diçka. Ka kohë që nuk na ka ardh biri jonë. E ka marrë malli për gatimet e...