Autoboti del jashtë kontrollit- Merr flakë, protestuesit mësyjnë drejt policisë me gurë
Duket se autoboti me ujë i Policisë ka dalë jashtë kontrollit, pasi ka marrë flakë. Siç shihet dhe nga pamjet, edhe pse përmes tij hidhej ujë në drejtim të protestuesve, autoboti ka marrë flakë nga hiçi duke dalë jashtë funksionit. Pak më herët, situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u përshkallëzuandjeshëm në momente kaosi dhe përplasjesh intensive. Pas ndërhyrjes me sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe goditjes me ujë me presion për të shpërndarë turmën përpara godinës së Kryeministrisë, forcat e policisë dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërmarrë një tjetër operacion në terren. Kordonët e policisë janë çarë me shpejtësi dhe efektivët janë futur mes turmës së protestuesve, ku kanë nisur shoqërimet e para. Qytetarë dhe të rinj po kapen dhe po tërhiqen...
Burimi:
syri.net