Mbledhja në KAS, Logu: Prania e Rusmajlit cënon procesin, është Këshilltar i Presidentit
Marash Logu TIRANË- Marash Logu, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në mbledhjen e zhvilluar në Kolegjin Zgjedhor pas ankimimeve të depozituara nga koalicioni Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka ngritur si shqetësim praninë e Ilirjan Rusmajlit. Sipas Logut, prania e Rusmajlit ka cënuar paanshmërinë e procesit të ankimimit. “Prania e Rusmajlit në KAS cenoi parimin […]
‘Dorëzohuni’! Lideri i Iranit i përgjigjet Trump: Izraeli ka bërë gabim, nëse SHBA sulmon do përgjigjemi
Ali Khamenei IRAN-Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se vendi i tij nuk do të pranojë thirrjen e Presidentit amerikan Donald Trump për një dorëzim të pakushtëzuar. Deklaratës së SHBA ai iu përgjigj me një kërcënim, teksa tha se nëse sulmojnë, do të “shpërblehen” me dëm të pariparueshëm. “Kushdo që e njeh Iranin, […]
Rinumërimi i votave për Tiranën! Lëvizja Bashkë pa vëzhgues, përjashtohet nga procesi
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në pallatin e sportit “Farie Hoti” nisi sot procesi i rinumërimit për të gjithë qarkun e Tiranës. Teksa hapen 1282 kuti ku do të shqyrtohen votat për partitë si edhe për kandidatët, këta të fundit kanë shkuar të ndjekin nga afër procesin. Por nga Lëvizja “BASHKË” nuk do të marrë pjesë asnjë vëzhgues në rinumësimin […]
STUDIMI- Shkencëtarët janë të sigurtë se kanë gjetur shkakun e autizmit
FOTO ILUSTRUESE JAPONI-Përhapja e autizmit ka sjellë sfida të reja, por edhe mundësi të reja për shërbime të specializuara shëndetësore. Një zbulim historik nga shkencëtarët ka zbuluar një defekt të zakonshëm gjenetik që lidhet me autizmin, duke rritur shpresat për një gjenerarë të re trajtimesh. Tani, studiuesit në Universitetin Kobe në Japoni kanë zbuluar se shumë nga mutacionet […]
3 mijë euro për të favorizuar autorin! SPAK dërgon për gjykim 4 persona: Si Policët u përfshinë në plagosje
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-SPAK ka çuar për gjykim 4 persona, mes tyre edhe zyrtarë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”. Konkretisht Shuip Cami, Flamur Kurti, Fluturim Bajrami dhe Aldo Puca akuzohen se favorizuan autorin e një plagosjeje në Dibër të ndodhur në vitin 2020. Hetimet zbuluan se pas një ngjarjeje të […]
U lirua në 2023-Apeli i GJKKO kthen në burg Iish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa
Sali Hasa TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, duke ndryshuar kështu vendimin e Shkallës së Parë. Ish-prokurori u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për korrupsion në maj të 2022-it. Dënimi iu konvertua me 4 vite shërbim prove, duke çuar në lirimin e […]
Kthehen në atdhe 3 nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet, 2 ndodhen në Greqi
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, njoftoi se ka ndjekur me vëmendje çdo etapë të evakuimit të pesë shqiptarëve nga Izraeli. Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Athinë dhe ishin “shëndoshë e mirë”. Siç bën me dije ministria, tre prej tyre kanë mbërritur në atdhe, ndërsa njëri kthehet […]
Konflikti Izrael-Iran! Papa Leo XIV citon Papa Françeskun: Lufta është gjithmonë një disfatë
Papa Leoni VATIKAN-Papa Leo XIV ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konflikteve, teksa citon Papa Françeskun , duke u shprehur se lufta është gjithmonë një disfatë. Duke përmendur luftën në Gaza, në Ukrainë dhe së fundmi sulmet mes Iranit dhe Izraelit, Papa thotë se nuk duhet të mësohemi me luftën, por duhet të rrëzojmë ‘joshjen […]
59-vjeçari tenton të përdhunojë 12-vjeçaren: Më dha karamele…më preku në pjesë intime
FOTO ILUSTRUESE KORÇË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Maliq, ku një 59-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Ngjarja ka ndodhur kur 12-vjeçarja ka dalë të hedhë mbeturinat dhe teksa po kthehej në banesë fqinji i saj i ka zënë rrugën në katin e dytë. Referuar dëshmive në Polici […]
Shtyhet pretenca ndaj Jorgo Goros! Ish-kryebashkiaku mungon në seancë, shtrohet në spitalin e burgut
Jorgo Goro TIRANË- Pretenca për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, është shtyrë. Shkak u bë kërkesa e prokurorit Elvin Gokaj. Ai theksoi se janë duke përgatitur konkluzionet përfundimtare në një material prej 75 faqesh, por njëherësh kërkon kohë për […]