Netanyahu i ‘bindet’ Trump, heq dorë nga sulmet! Presidenti iranian: Armëpushimi do respektohet
Masoud Pezeshkian dhe Benjamin Netanyahu IZRAELI-Izraeli dhe Irani janë drejt një armëpushimi. Izraeli raportohet se ka hequr dorë nga sulmi agresiv ndaj Iranit pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli në telefon me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Zyra e Netanyahut tha se Tel Avivi goditi një radar iranian në përgjigje të sulmit të sotëm me raketa iraniane ndaj […]
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
FOTO ILUSTRUESE IRAN-Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund konfliktit 12-ditor Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë fillimisht në 68 dollarë për fuçi, ndonëse ndërkohë është rritur për pak – 69.68 dollarë për fuçi – pasi Irani […]
Ndryshimi i regjimit në Iran-Trump ndryshon qëndrim: Iranianët janë njerëz shumë të mirë
Donald Trump SHBA- Teksa është propozuar një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, Donald Trump duket se ka ndryshuar qëndrimet e tij. Në fundjavë presidenti kishte hapur mundësinë për një ndërrim regjimi në Iran, pas bombardimeve ndaj Fordow, Natanz dhe Isfahan. “Nuk është politikisht korrekte të përdorësh termin ‘ndryshim regjimi’, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në […]
Vrasja e Fatbardh Licit! Safet Bajri, Astmer Bilali e Behar Bajri kërkojnë lirinë, Gjykata e Lartë i lë në burg
Astmer Bilali, Behar Bajri dhe Safet Bajri TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018 në Shkodër. Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, […]
Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë
Foto ilustruese PRISHTINË- Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Ky angazhim vjen si pjesë e një vendimi të […]
Trump zgjat me 1 vit gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkan. Dokumenti zyrtar i botuar në Regjistrin Federal thotë se situata në rajonin e Ballkanit vazhdon të paraqesë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Sipas […]
Temperaturat ekstreme deri në 40°C! Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron: Kini kujdes
HARTA TIRANË-Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar për temperatura ekstreme në ditët në vijim. Sipas njoftimit raportohet se termometri do të shënojë 40 gradë Celcius në ditët në vijim, duke shtuar rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale. Qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore, u kërkohet të shmangin qëndrimin në diell […]
Sulmet e Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Tregoni kujdes!
Foto ilustruese TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka këshilluar qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik të tregojnë kujdes të shtuar sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme. Në njoftimin zyrtar, Ministria e Jashtme nënvizon rëndësinë e vigilencës, për shkak të rreziqeve në rritje në Katar, Kuvajt, Arabinë […]
Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e ASHK 2025–2028, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pronës në Shqipëri
Lorena Goxhobelli dhe Ulsi Manja TIRANË- Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ndërministror për Tokën, është miratuar zyrtarisht “Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028”, një plan konkret dhe i zbatueshëm pune, që vendos hapat për transformimin digjital të sistemit të pronësisë në Shqipëri. Ky udhërrëfyes u prezantua nga Drejtoresha e Përgjithshme e […]
Debate për fondin e shpronësimit në Këshillin Bashkiak në Durrës! PD: Vendim në momentin e fundit. PS: Vetë e kërkuat
Ardian Muka DURRËS-Është shoqëruar me debate mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës për ndryshimin e vlerës së shpronësimit për disa njësi tregtare, të prekura nga projekti i rijetëzimit të zonës arkeologjike pranë Amfiteatrit Antik. Diskutimet mes opozitës dhe mazhorancës ishin edhe për fondet e papërdorura nga buxheti i vitit të kaluar. Sipas opozitës, rreth 30% e […]