Top-Channel.tv's Profile Image

Top-Channel.tv

Ky autor ka publikuar 14162 lajme.
user-icon
Parashikimi i motit për të shtunën, ja sa shkojnë temperaturat

Parashikimi i motit për të shtunën, ja sa shkojnë temperaturat

Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës. Era me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 9m/s. Deti – Valëzimi 1 deri në 2 ballë. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 36 gradë C. Top Channel
Marrëdhëniet e tensionuara Kanada-Indi, kryeministri Carney fton Modin në Samitin e G7

Marrëdhëniet e tensionuara Kanada-Indi, kryeministri Carney fton Modin në Samitin e G7

Kryeministri kanadez Mark Carney e ka ftuar homologun e tij indian Narendra Modi në samitin e G7 që do të mbahet në vendin e tij këtë vit, pavarësisht tensioneve diplomatike midis dy vendeve. Ftesa u njoftua nga zyra e Carney pas një bisede telefonike midis dy kryeministrave. Ottawa tha se të dy udhëheqësit diskutuan lidhjet […]
Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi urdhra ekzekutivë për të forcuar mbrojtjen ajrore kundër avionëve kërcënues pa pilot, si dhe për të promovuar taksitë ajrore elektrike dhe avionët komercialë supersonikë. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Trump nënshkroi tre urdhra të tillë. Njëri prej tyre synon të lejojë përdorimin e dronëve përtej dukshmërisë së operatorëve […]
Sherr për vend parkimi në Ksamil, 5 të plagosur

Sherr për vend parkimi në Ksamil, 5 të plagosur

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur pranë një zone të frekuentuar, ku pas një përplasjeje verbale mes disa personave, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është shoqëruar me dhunë fizike. Të përfshirë në konflikt janë dy shtetas turq, Hasan Can Gurhan […]
VIDEO/ Tërmet i frikshëm në Kili! Shkëputet energjia elektrike, mijëra familje mbeten në errësirë

VIDEO/ Tërmet i frikshëm në Kili! Shkëputet energjia elektrike, mijëra familje mbeten në errësirë

Një tërmet i frikshëm me magnitudë 6.4 ballë goditi rajonin Atacama në Kilin verior. Fatmirësisht nuk u shënua asnjë viktimë, por më shumë se 20 mijë banesa mbetën pa energji elektrike. Tërmeti ndodhi në orën 13:15 sipas kohës lokale 54 kilometra nga qyteti i Diego de Almagro, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike. ❗️🇨🇱 – Magnitude 6.4 […]
Video/ Italia sheh sërish “makthe”, aventura për në Botërorin 2026 nis me humbjen e thellë ndaj Norvegjisë së Haaland

Video/ Italia sheh sërish “makthe”, aventura për në Botërorin 2026 nis me humbjen e thellë ndaj Norvegjisë së Haaland

Italia e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën për në Botërorin 2026, me “Azzurrët” që janë mposhtur në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese kundër Norvegjisë 3-0 në transfertë. Sfida e luajtur në Oslo nisi mjaft keq për të besuarit e Spallettit, të cilët pësuan që në minutën e 14’ nga Sorloth, ndërsa […]
Sherr për vend parkimi në Ksamil, 5 të lënduar

Sherr për vend parkimi në Ksamil, 5 të lënduar

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur pranë një zone të frekuentuar, ku pas një përplasjeje verbale mes disa personave, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është shoqëruar me dhunë fizike. Të përfshirë në konflikt janë dy shtetas turq, Hasan Can Gurhan […]
Publikohet raporti: Elon Musk personazh kyç në Shtëpinë e Bardhë! Shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Publikohet raporti: Elon Musk personazh kyç në Shtëpinë e Bardhë! Shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u betua si president. Sipas një raporti të publikuar sot, humbi 22,000 vende pune muajin e kaluar. Punësimi i përgjithshëm ka rënë me 59,000 që nga janari. Ky lloj rënieje është e […]
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Musk dhe Trump, të parë si aleatë të ngushtë që nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2024, shkëmbyen kërcënime të enjten për kontratat e revokuara qeveritare dhe shkarkimin e tij, pasi njeriu më i […]
Bisedimet tregtare, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do të takohen me delegacionin kinez në Londër

Bisedimet tregtare, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do të takohen me delegacionin kinez në Londër

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë do të takohen me një delegacion kinez në Londër të hënën për raundin e ardhshëm të bisedimeve tregtare, tha Presidenti Donald Trump. Takimi vjen pas një telefonate midis Trump dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping të enjten, të cilën presidenti amerikan e quajti “shumë pozitive”. Përmes një postimi në […]