Kupa e Mbretit/ Real Madrid kundër arbitrit! Bojkoton konferencën dhe stërvitjen, por finalja do të luhet
Qëndrim i bujshëm nga Real Madrid në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës në Sevilje. Për të protestuar ndaj deklaratave të arbitrit të ndeshjes, i cili foli për presione të papërshtatshme nga ana e Real Madrid TV, klubi i drejtuar nga Florentino Perez bojkotoi konferencën për shtyp para ndeshjes dhe njoftoi se […]
Lamtumira e madhe! Mbi 200 mijë persona të pranishëm dhe liderë të njohur botëror, Papa Françesku përcillet sot për në banesën e fundit
Sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të zhvillohet ceremonia mortore e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 22 prill, në moshën 88-vjeçare. Mijëra pelegrinë, besimtarë dhe figura të njohura nga mbarë bota janë mbledhur për të përshëndetur për herë të fundit një nga papët më të dashur të shekullit. Ceremonia nis […]
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti këtë të shtunë
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas në pjesën më të madhe të territorit. […]
BE dhe Britania drejt arritjes së një marrëveshjeje, shqyrtohet mundësia për pranimin e një vizë pune 12-mujore për të rinjtë
Bashkimi Evropian po shqyrton pranimin e një vize pune 12-mujore për të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç, përfshirë britanikët, si pjesë e një “rivendosjeje” të marrëdhënieve me Britaninë, pothuajse një dekadë pas referendumit që çoi në Brexit. Në publikimin e saj, Guardian raporton se BE-ja është e gatshme të bëjë lëshime të […]
Konflikti i çastit mes dy kushërinjve përfundon në plagosje, nisen me urgjencë drejt spitalit
Një konflikt i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me plagosje në lagjen Sulaj të Cakranit, disa minuta më parë Sipas burimeve nga infermierët e qendrës shëndetësore të Cakranit dhe burime policore, të dy të rinjtë janë përfshirë në një përleshje fizike ku janë goditur me sende të forta. Të plagosurit kanë marrë dëmtime […]
VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu dhe nipi i tij, dhunuan 33-vjeçarin në Ostren
Një incident është shënuar në mbyllje të takimit elektoral të Partisë Demokratike në Ostren, teksa raportohet se drejtuesi politik i Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij, kanë dhunuar një 33-vjeçar. Momenti i sherrit është filmuar nga kamerat në zonë. Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë […]
Ka ndjerë praninë e një fantazme? Natalie Portman shokon me rrëfimin e saj: Gjatë xhirimeve…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka befasuar me një rrëfim të pazakontë gjatë një interviste me Jenna Ortega për revistën “Interview”. E pyetur nëse ka parë ndonjëherë një fantazmë, 47-vjeçarja tha se nuk ka parë, por ka ndjerë praninë e saj. Kur isha rreth 25 vjeç, gjatë një xhirimi në Spanjë, u miqësova me një […]
Dhunoi 33-vjeçarin pas takimit elektoral, reagon sërish Mziu: Në vend që të vihen në pranga dhunuesit, shpërndahet për opinionin publik sikur protagonisti jam unë
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka reaguar sërish pas njoftimit të policisë se së bashku me nipin e tij kishin dhunuar një 33-vjeçar, punonjës të njësisë administrative të Ostrenit, pas një takimi elektoral të mbajtur në këtë njësi. Ai shprehet se në një video që Policia ka shpërndarë në media, […]
Paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë Tedros Adhanom Ghebreyesus madje insistoi në nevojën për të hequr bllokadën izraelite ndaj ndihmës humanitare të vendosur në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta. We’ve reached an awful and grim moment in #Gaza.@WFP food supplies […]
Ndihmoi autorin që goditi punonjësen e OSHEE-së të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë
30-vjeçari i cili ndihmoi autorin e plagosjes së punonjëses së OSHEE-së është vënë në pranga këtë mbrëmje. Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja R. H., 37 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. […]