Top-Channel.tv's Profile Image

Top-Channel.tv

Ky autor ka publikuar 17902 lajme.
user-icon
Koncert për Papa Françeskun, organizohet në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës

Koncert për Papa Françeskun, organizohet në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës

Në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, mbrëmjen e kaluar u ngjitën Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian “Canticum Novum di Solomeo”. Ata sollën një koncert vokalo-simfonik si një homazh për Papa Françeskun, në prag të ceremonisë mortore të tij. Dirigjenti Fabio Ciofini thotë: “Dy pjesët e repertorit i përkasin një […]
Maratona rinore në Elbasan, organizohet prej 29 vitesh për të zbuluar talentet e reja

Maratona rinore në Elbasan, organizohet prej 29 vitesh për të zbuluar talentet e reja

Ka startuar në Elbasan Maratona Rinore, aktiviteti i cili synon zbulimin e talenteve të reja. I ideuar dhe konkretizuar po në Elbasan rreth 29 vite më parë maratona elektrizon të rinjtë e gjimnazeve dhe krijon mes tyre një konkurrencë të fortë e të bukur artistike. Në një teatër të mbushur plot, skena duket është e […]
Papa Françesku përcillet për në banesën e fundit, fjalimi prekës i kardinalit Giovanni Battista Re: Ai do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë

Papa Françesku përcillet për në banesën e fundit, fjalimi prekës i kardinalit Giovanni Battista Re: Ai do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë

Në një atmosferë solemniteti dhe zie kombëtare, kardinali Giovanni Battista Re hapi meshën funerale të Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit, vendi ku Ati i Shenjtë kishte udhëhequr dhjetëra mijëra besimtarë gjatë papatit të tij 12-vjeçar. “Jemi mbledhur me zemra të pikëlluara në lutje rreth eshtrave të tij mortore”, deklaroi kardinali Re, duke shtuar […]
Punonjësi humbi jetën ndërsa po çmontonte skelën, arrestohet drejtuesja teknike e punimeve në Kavajë

Punonjësi humbi jetën ndërsa po çmontonte skelën, arrestohet drejtuesja teknike e punimeve në Kavajë

Një ditë pas tragjedisë në një pallat në ndërtim në Qerret të Kavajës, ku humbi jetën një punëtor dhe një tjetër mbeti i plagosur, Policia e Kavajës ka marrë masa ndaj përgjegjësve të punimeve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasen E. Xh., 68 vjeçe, banuese […]
Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTOT)

Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTOT)

130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë janë mbledhur sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut. Njerëz që luten, mbajnë në duar foton e tij dhe nuk i mbajnë dot lotët po marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës. Disa pritën gjatë natës për të […]
“Ministret e Ramës janë si badigardet e Gadafit”, Berisha: Nuk tregojnë dot asnjë projekt në mbështetje të grave në 12 vite

“Ministret e Ramës janë si badigardet e Gadafit”, Berisha: Nuk tregojnë dot asnjë projekt në mbështetje të grave në 12 vite

Kreu i PD, Sali Berisha, organizoi sot konferencën ndërkombëtare “Global She: Voices of Power, Unity, and Change”. Berisha: Gratë shqiptare u përballën këto 12 vite me një varfëri në rritje. Në qoftë se në vendet e tregut të lirë, në ligjet e tregut, varfëria shkon në pakësim, në diktatura dhe narkodiktatura, varfëria ecën gjithnjë në […]
Nga Presidenti Begaj te Vjosa Osmani, cilët janë shqiptarët që marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut

Nga Presidenti Begaj te Vjosa Osmani, cilët janë shqiptarët që marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut

Me Meshën e Dritës kremtuar sot, më 26 prill, në orën 10.00, në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, pikërisht në ditën kur Kisha Katolike e sidomos shqiptarët, që e kanë për Pajtore, kremtojnë Zojën e Këshillit të Mirë, Papës Françesku i jepet përqafimi dhe përshëndetja e fundit si kryetari i Kishës dhe dishepull i […]
Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip

Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip

Figurat e shquara të kombit shqiptar, të cilat ndërtuan themelet e gjuhës shqipe dhe më pas u zhytën në harresë, burgime dhe internime, u rikujtuan përmes një ekspozite të çelur në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër. Ekspozita me titull “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve të tyre” sjell në dritë […]
Luftoi si mercenar në krah të Rusisë, vritet në Ukrainë djali i zv.drejtoreshës së CIA-s

Luftoi si mercenar në krah të Rusisë, vritet në Ukrainë djali i zv.drejtoreshës së CIA-s

Një hetim i medias së pavarur ruse ka zbuluar se Michael Alexander Gloss, 21 vjeç, djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s për inovacionin dixhital, Juliane Gallina, është vrarë në Ukrainë në prill të këtij viti, ndërsa luftonte përkrah forcave ruse si mercenar. Ngjarja kishte ndodhur më 4 prill 2024, por është bërë publike vetëm tani. Sipas […]
Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut! Mbahet ceremonia mortore, arkivoli prej druri vendoset në Sheshin e Shën Pjetrit

Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut! Mbahet ceremonia mortore, arkivoli prej druri vendoset në Sheshin e Shën Pjetrit

Funerali i Papa Françeskut ka nisur dhe arkivoli me trupin e tij është transportuar nga Bazilika e Shën Pjetrit në Sheshin e Shën Pjetrit. Shërbimi i varrimit të Papës Françesku këtë mëngjes po udhëhiqet nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re. 91-vjeçari italian u shugurua në Dioqezën e Breshias në vitin 1957. Në […]