Top-Channel.tv's Profile Image

Top-Channel.tv

Ky autor ka publikuar 17986 lajme.
user-icon
EMRI/ I dënuar me burg për pjesëmarrje në një grup kriminal, arrestohet në Laç 34-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia

EMRI/ I dënuar me burg për pjesëmarrje në një grup kriminal, arrestohet në Laç 34-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia

Është arrestuar në Laç shtetasi Everest Aliu alias Everest Veseli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Më datë 22 korrik të vitit që lamë pas, Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar 34-vjeçarin me vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje […]
Rezoluta e PPE/ Rama i përgjigjet deklaratave të Berishës në Spanjë: Këneta u ndau partive simotra fletërrufe! Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka zgjedhje

Rezoluta e PPE/ Rama i përgjigjet deklaratave të Berishës në Spanjë: Këneta u ndau partive simotra fletërrufe! Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka zgjedhje

Edi Rama: Ra dje boria në një mbledhje diku në Spanjë ku ishin mbledhur partitë simotra të Kënetës, që i ka mbajtur këneta mes tyre dhe nuk dinë  çfarë të bëjnë. Këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazin, blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale, abuzime me detyrën dhe mediat, emërim […]
“As kur ka rënë tërmet, nuk është tronditur shtëpia si mbrëmë”/ Banorët flasin për shpërthimin në Elbasan, TCH siguron pamjet e shtëpive të dëmtuara, xham dhe sende të thyera

“As kur ka rënë tërmet, nuk është tronditur shtëpia si mbrëmë”/ Banorët flasin për shpërthimin në Elbasan, TCH siguron pamjet e shtëpive të dëmtuara, xham dhe sende të thyera

Shpërthimi në një pallat në lagjen “Partizani” në Elbasan ka tronditur banorët, që tregojnë se shpërthimi ishte i fortë. “23:15 ka qenë ora, as kur ka rënë tërmet nuk është tundur shtëpia ime ashtu. Aq u trembën sa nuk ka ku shkon”, shprehet një dëshmitare për korrespondenten e Top Channel, Bruna Kërçyku. Nga pamjet e […]
“Lere bufin, po ti ça ke bo 12 vite”/ Rama nxjerr statistikat: Nga 3300 euro, sot të ardhurat për frymë janë 10300 euro

“Lere bufin, po ti ça ke bo 12 vite”/ Rama nxjerr statistikat: Nga 3300 euro, sot të ardhurat për frymë janë 10300 euro

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit live me qytetarët përmes rrjeteve sociale, iu përgjigj komentit të një ndjekësi, që i thoshte “lere bufin dhe na thuaj çfarë ke bërë këto 12 vite”. Rama nxori disa statistika, ku tha se gjatë këtyre tre mandateve në krye të qeverisë, Shqipëria është ngjitur ne vend të parë në rajon […]
Champions/ Spektakël golash për një barazim, Barcelona dhe Interi e lënë për në “raundin” tjetër kualifikimin

Champions/ Spektakël golash për një barazim, Barcelona dhe Interi e lënë për në “raundin” tjetër kualifikimin

Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, Barcelona dhe Inter luajtën një përballje të paharrueshme me shumë gola. Ndeshja përfundoi me një barazim 3-3, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Interi kaloi në avantazh që në minutën e parë me një gol të shpejtë nga Marcus Thuram, […]
Shpërthim në Elbasan, vendoset lëndë plasëse në një pallat gjatë natës

Shpërthim në Elbasan, vendoset lëndë plasëse në një pallat gjatë natës

Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natës në një lagje periferike të Elbasanit. Burime jo zyrtare bënë me dije se shpërthimi u dëgjua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Partizani”. Nga shpërthimi, ka patur thyerje të xhamave të […]
“Ku i keni argumentet, ç’janë këto turma të eksituara”/ Rama replikon me qytetarin: Kemi program qeverisës, ndryshe s’do ishim në tryezën e negociatave me BE

“Ku i keni argumentet, ç’janë këto turma të eksituara”/ Rama replikon me qytetarin: Kemi program qeverisës, ndryshe s’do ishim në tryezën e negociatave me BE

Komentuesi: More të mjerë, ku është debate konstruktiv, ku janë argumentet, ku është program, çfarë janë këto turma të eksituara Edi Rama: Ti nuk ke pse përbuz apo përqesh ata që me dëshirën e tyre marrin pjesë në takimet e mëdha publike të partive politike. Sa i përket programit, mjafton të duash ta gjesh dhe […]
Detajet/ SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje historike për mineralet strategjike! Çfarë dihet deri më tani

Detajet/ SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje historike për mineralet strategjike! Çfarë dihet deri më tani

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunim në sektorin e burimeve natyrore, pas muajsh negociatash intensive mes dy vendeve. Marrëveshja, e cila u zyrtarizua në një ceremoni në Uashington, synon krijimin e një fondi të përbashkët investimi për zhvillimin e mineraleve strategjike të Ukrainës, duke vendosur themelet për një […]
Rusia nuk ndalet, kryen sërish sulme me dronë në Ukrainë! Të paktën dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Rusia nuk ndalet, kryen sërish sulme me dronë në Ukrainë! Të paktën dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm ajror në qytetin port të Odesës, duke shkaktuar të paktën dy viktima dhe plagosjen e pesë personave të tjerë, sipas autoriteteve ukrainase. Guvernatori rajonal Oleh Kiper konfirmoi se një valë e re sulmesh me dronë ka goditur zona të banuara dhe objekte civile. “Armiku po sulmon Odesën me dronë […]
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec! Makina përplas për vdekje këmbësoren

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec! Makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqi. Një mjet ka përplasur këmbësoren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. “Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes […]