Rama inspekton repartin e operacioneve speciale në Zall Herr: Brenda kësaj dekade do të jemi eksportues të prodhimeve ushtarake
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot repartin e operacioneve speciale në Zall Herr. Ai ndoqi nga afër stërvitjen e forcave të FA. Rama: Në 10 vitet e fundit qeveria ka 10-fishuar investimet në Mbrojtje. Kemi nisur program mbështetje për familjet e efektivëve, 179 efektivë që kanë përfituar nga një kredi me 0 interes për shtëpi dhe […]
Muzeu Etnografik i Elbasanit/ Rihapet pas restaurimit të “Shtëpisë së Sejdinëve”
Pas punimeve restauruese është rihapur për vizitorët Muzeu Etnografik i Elbasanit. E ndërtuar në vitin 1792 godina e njohur si “shtëpia e Sejdinëve” i ishte nënshtruar restaurimit vetëm një herë në vitin 1984. Ndërhyrjet restauruese konsistuan në: Restaurimin e çatisë, fasadës, forcimin e strukturës etj. I shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë Muzeu çdo […]
Aksident në Durrës, përplasen dy makina/ Njëri prej shoferëve merr dëmtime në kokë
Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17 të Durrësit, në unazë, një ndër segmentet që regjistron një numër të lartë incidentesh rrugore. Në aksident u përfshinë dy automjete, një mjet tip “Ford Fiesta” dhe një “Audi”. Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar lëndime […]
“Petro Zheji ishte nuni im”, Kryepeshkop Joani i rrëfen Ramës pagëzimin në ilegalitet: U bë në bodrumin e një shtëpie në një fshat të Vlorës
Kryepeshkop Joani rrëfen në podkastin me kryeministrin Edi Rama momentin kur është pagëzuar gjatë kohës së regjimit komunist. Gjithçka ka ndodhur në ilegalitet të plotë, në bodrumin e një shtëpie në një fshat të Vlorës ku ishin të pranishëm vetëm tre vetë, mes tyre edhe nuni i kryepeshkopit, një nga personalitetet më të shquar të […]
Daily Mail ‘dekonspiron’ metodat e reja si ‘Çunat e Londrës’ sjellin paratë e drogës në Shqipëri, në shënjestrën e SPAK dhe NCA
Daily Mail i ka kushtuar një artikull mënyrës se si shqiptarët arrijnë të dërgojnë paratë e fituara në rrugë kriminale drejt atdheut. Bandat shqiptare rekrutojnë turistë të rremë për të dërguar para të pista drejt Shqipërisë, të cilat i investojnë për të bërë një jetë luksoze. Në fund të vitit të kaluar, kishte pothuajse 1,100 […]
Trump i hapur për negociata: Mund t’i heq tarifat, por me këto kushte
Tarifat e tij kanë tronditur botën, megjithatë Donald Trump ka lënë të kuptohet se është i hapur për negociata me vendet e tjera. Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi megjithatë, se kjo do të varej shumë nga fakti nëse vendet në fjalë do të kenë diçka “të jashtëzakonshme” për të ofruar në këmbim. Duke folur […]
Rusia lëkundet për garancitë e Kievit, i besuari i Putinit pas bisedimeve në SHBA: Armëpushimi…
Vladimir Putin jep shenja lëkundjeje për garancitë e pasluftës që kërkon Ukraina, e që duket kanë frenuar deri arritjen e një armëpushimi të plotë. Për herë të parë që prej fillimit të konfliktit në 2022, Moska dërgoi në Uashington për bisedime Kirill Dmitrijevin, i ngarkuari i posaçëm i Kremlinit për bashkëpunimin ekonomik me vendet e […]
Lëvizte me armë zjarri si pasagjer në një taksi, vihet në pranga 22-vjeçari në Tiranë
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me armë zjarri. Ai po udhëtonte si pasagjer në një taksi në Bulevardin e Ri në Tiranë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas, lëvizte i armatosur, me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë organizuar dhe finalizuar […]
Banorët e luginës së Shushicës protestojnë kundër projektit të ujësjellësit të Himarës
Banorët e luginës së Shushicës vijuan këtë të shtunë protestën kundër projektit të Ujësjellësit të Himarës, i cili parashikon marrjen e ujit nga burimi i Lëpushës, prej nga buron lumi i Shushicës. Përfaqësues nga 36 fshatrat e luginës kërkuan me ngulm ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe largimin e makinerive nga zona e lumit. Protesta […]
Adriatik Alimadhi reagon për herë të parë pasi u shoqërua nga policia: Më tërhoqën zvarrë dhe më goditën me grushte
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi reagon për herë të parë pasi u shoqërua nga policia. Ai shprehet se u shoqërua dhe u dhunua në mënyrë të ashpër pa të drejtë nga policë, ndërsa ndodhej në lokalin e vëllait të tij. “Brenda furgonit të policisë mbeti vetëm një punonjës policie, i cili vetëm i tillë […]