Nga 1 nëntori për dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës arrin 50 lekë, aboneja 1,400 lekë
Nga 1 nëntori qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht. Bileta do të rritet 10 lekë apo 25% nga sa paguhet.Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj i kontaktuar nga Monitor […]
Inflacioni në Eurozonë ngadalësohet në 2.1%, drejtuesja e BQE mbetet vigjilente
Inflacioni në Eurozonë u lehtësua në 2.1% në tetor, duke iu afruar objektivit të Bankës Qendrore Europiane (BQE). Lagarde përshëndeti përparimin, por paralajmëroi për rreziqe globale dhe ato që lidhen me pagat.Rritja e çmimeve në Eurozonë vazhdoi të zbutet në tetor, duke forcuar bindjen e BQE se inflacioni po kthehet në mënyrë të qëndrueshme drejt […]
Procesi i zgjerimit të BE mund të thellojë “ikjen e trurit” në Ballkanin Perëndimor, kërkohen masa
Procesi i zgjerimit të BE-së rrezikon të thellojë “ikjen e trurit” në Ballkanin Perëndimor, pasi punonjësit e kualifikuar nga vendet e reja anëtare mund të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira. Ekspertët thonë se duhet të zbatohen masa të synuara për ta frenuar këtë trend. Anëtarësimi i vendeve të reja në Bashkimin Europian mund […]
Klima ekonomike në Serbi është përkeqësuar ndjeshëm
Sipas gjetjeve më të fundit të Zyrës së Statistikave të Serbisë (RZS) për prirjet ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërtimi dhe aktiviteti i investimeve janë sektorët më të dobët.Ndërsa RZS, mbi bazën e të dhënave të mbledhura, arriti të japë arsye të mundshme për rënien e ndërtimit, këtë herë nuk dha shpjegim […]
BSH: Forcimi i Lekut, pasqyrim i përmirësimit të bilancit të jashtëm të ekonomisë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të premten se përmirësimi i bilancit të jashtëm të ekonomisë ka qenë përcaktues në tendencën e forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.Në raportimin e tij vjetor para Kuvendit, Guvernatori u shpreh se pozicioni i jashtëm i ekonomisë është konsoliduar, falë rritjes së mëtejshme të eksporteve, […]
Tabloja e pabarazisë në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25
Raporti i nxënësve për një mësues është një ndër treguesit më të rëndësishëm që mat cilësinë e procesit arsimor. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më shumë mundësi ka mësuesi të fokusohet tek nevojat individuale të çdo nxënësi, të ndjekë ecurinë e tyre dhe të ofrojë ndihmë më të personalizuar.Në Shqipëri, sipas […]
Evolution Equity Partners – bashkëpunim për startup-e, mundësi investimi për Rajonin dhe Shqipërinë
Pas konfirmimit se një nga fondet më të njohura botërore në fushën e sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale – Evolution Equity Partners – do të vizitojë Shqipërinë më 5 nëntor 2025, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë në këtë vizitë dhe mundësitë që ajo mund të sjellë.Ndërgjegjësimi kibernetik – hapi i parë drejt një […]
Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet “djegia” e fondeve
Shqipëria dhe zonat rurale të vendit kanë nevoja të mëdha të paplotësuara me infrastrukturë. Në pjesën më të madhe të njësive administrative nuk ka rrugë me asfalt që i lidhin me akset nacionale, rrjetet e energjisë elektrike janë të dobëta dhe furnizimi me ujë është i mangët.Pavarësisht nevojave të mëdha, pushteti vendor në vendin tonë […]
Efekti i sezonit veror, depozitat u shtuan me 61 miliardë lekë për tremujorin e tretë
Depozitat u rritën më tej në muajin shtator. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat e përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë në fund të shtatorit arritën vlerën e 1.45 trilionë lekëve, me një zgjerim të mëtejshëm prej pothuajse 13 miliardë lekësh krahasuar me muajin gusht.Depozitat vazhdojnë të rriten me bazë vjetore, me 8.8% […]
Banka Botërore: Rritja e PBB-së nuk ka prodhuar normat e duhura të punësimit
Ekonomia e Shqipërisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme në dy dekadat e fundit, por kjo rritje nuk ka gjeneruar punësimin e duhur.Ky është konkluzioni i Bankës Botërore, në një raport mbi rishikimin ekonomik të vjeshtës në rajonin ECA që përfshin 31 vende të Europës Lindore, Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë Qendrore.Ndërmjet 2000 dhe 2023 ekonomia […]