Author: Monitor.al

  • Tregu i brendshëm, eksportet dhe sfida e kompensimit të TVSH-së   

    Tregu i brendshëm, eksportet dhe sfida e kompensimit të TVSH-së  

    Nga Fatos Fico*Borxhet e marra nga Shqipëria socialiste prej Kinës në vitet 1960–1975, të llogaritura në vlerën e sotme, arrijnë në vlerën rreth 10 miliardë USD. Kjo shumë është e përafërt me borxhin publik prej 11 miliardësh që ka vendi sot.Nuk do të shikojmë pse dhe si u përdorën, ndërsa hidrocentralet ishin vepra në të cilat bazohet energjia sot e madje në të ardhmen, metalurgjiku u provua një shkatërrim industrial dhe mjedisor kolosal, e as për qindra mijë bunkerë, armë e municione, të cilat dhe pse plaçkitur në vitin 1997, demontuar, e eksportuar në konflikte të ndryshme, ende janë gjendje.Klasa politike e kohës tregoi qartazi se nuk ka njohuri ekonomike, madje as minimale. Kopjoi verbërisht industrializimin e rëndë nga ish-Bashkimi Sovjetik, Kina.Kopjoi kolkozët, kooperativat e fshatin që rrethon qytetin, kërkoi të prodhohej çdo gjë brenda vendit, një kuadrat 300 km x 100 km, e një popullsi prej 3 milionë banorësh.Pa rrugë e infrastrukturë komunikimi moderne, shqiptarët jetonin pothuaj të gjithë në mjerim, të paditur se çfarë ndodhte përtej kufijve, por të mbytur nga propaganda, e cila krahasonte arritjet e sistemit me ato të mbretërisë përpara shumë dekadave.E përsëri nuk është kjo më e keqja nga ana ekonomike. Nuk e ke një gjë tënden, nëse e ke blerë me borxh të pashlyer, e për këtë me një vendim politik, borxhet u fshinë, e nuk ekzistonin më, me një vendim partie çdo gjë u bë “Made in Albania”.Shqipëria nuk kishte llogari në bankat ndërkombëtare, nuk bënte pjesë në tregun e financës ndërkombëtare. Kina apo ish-Bashkimi Sovjetik, nuk kishin çfarë llogarish të bllokonin që të merrnin paratë.Kleringu ishte shpëtimi për sistemin, jep domate e merr kamionë “Skoda”. Eksporto speca, kastravecë për “Fiate” polake. Kleringu, a shitjet mall me mall nga sistemi socialist është i ngjashëm me historinë e mëmëligës (qull misri për ata që nuk e dinë).Fshatarët rumunë në territorin, i cili ishte në atë kohë në varësi të Turqisë duhej të paguanin taksa te feudalët lokalë që i mblidhnin ato për vete dhe për sulltanin.Fshatarët ishin të varfër, nuk kishin para dhe i paguanin taksat me misër që më pas shitej në treg. Me kohë, ata krijuan një lloj misri të hidhur, i cili nuk shitej dhe taksidarët feudalë nuk ua merrnin.Kështu fshatarët mund ta mbanin të gjithë prodhimin vetë, pa hequr pjesën e agave. Për fëmijët e fshatarëve, ushqimi ishte aq i keq sa e quanin nënën “mëma e ligë” që i ushqente me vetëm me atë hidhësirë.“Gjorgjan” e quanin misrin që bëheshin bukët që hanin kooperativistët shqiptarë, vinte nga farat që Stalini ia kishte dhënë E. Hoxhës që Shqipëria të zhvillonte bujqësinë.Por, mjaft me histori të largëta. Historia e afërt është se Shqipëria e pas ’90-s, i njohu borxhet e socializmit dhe deri pak vite më parë ka vazhduar të paguajë për shlyerjen e tyre. Pse për ekonominë duhen treguar histori, kur mund të përdoren formula?Politikanët shpesh mendojnë se mund të jenë më të fortë se tregu, edhe pse tregu fiton gjithmonë, fiton edhe ndaj diktaturave.Politika ndërton narrativa populiste të ngjashme me përrallat e historitë që ato të jenë të kuptueshme nga publiku, e krijon dhe mekanizma fiskalë “ad hoc” sipas interesave të tyre direkte, a grupeve të interesit në kurriz të së gjithë shoqërisë.E tillë është kërkesa dhe nisma ligjore për të kthyer praktikisht në subjekte të TVSH-së, subjektet që nuk janë e nuk mund të jenë në skemën e TVSH. E madje kërkojnë ndryshim në natyrën e ligjit të TVSH-së që të mos konsiderohet si kompensim, por TVSH e mirëfilltë e rimbursueshme, e se kjo do të çojë në formalizim të fermerëve kur ata do të lëshojnë një faturë dore me TVSH.E ndërsa është e drejtë që bizneset e vogla e sidomos fermerët të ndihmohen lidhur me pagesat e TVSH-së të cilat në fund i paguan dyfish konsumatori, që këto subjekte të marrin si rimbursim të TVSH një shumë prej 20% të vlerës së shitjes, kjo e hedh në erë të gjithë sistemin e TVSH-së për të gjitha bizneset.Pse një biznes duhet të mbledhë e të shkarkojë TVSH kur thjesht kjo mund të bëhet me një faturë dore? Kostot e menaxhimit të TVSH-së për kompanitë janë të larta, në Europë mesatarja e kohës që një biznes duhet të harxhojë për TVSH-në është 68 orë në vit, e luhatet nga 8 orë në Zvicër ose një ditë pune në rreth tre javë pune që duhen në Bullgari.Shqipëria konsiderohet si vend me kosto kohore dhe shpenzime të tjera, software, hardware, ndërlidhje me sistemin edhe më të larta. Për këtë, çdo biznes i formalizuar në bujqësi subjekt TVSH-je në momentin që TVSH-ja e rimbursueshme i afrohet 20% do të dalë nga skema dhe do të punojë me fatura dore. Si është në Europë?Është jo e lehtë të llogaritet mesatarisht sa TVSH paguan një fermer jo subjekt, për prodhimin. Kulturat intensive kërkojnë më shumë inpute, mekanike e energji ku paguhet TVSH. Çmimet në treg të inputeve ndryshojnë nga viti në vit, e po ashtu nafta, energjia.Ndërsa puna nuk është subjekt i TVSH-së, ajo nuk mund të faturohet si e tillë, të mblidhet e të zbritet tek 20% që derdh në shtet, ose i kërkon shtetit.Studimet sidoqoftë lejojnë të ndërtohet një përqindje e përafërt, duke synuar që kompensimi të jetë sa më afër vlerës reale, në mënyrë që të mos ketë mbipagesë ose nënpagesë. Në Shqipëri nuk është bërë një studim i tillë dhe as ka metodikë si të përditësohet.Janë shumë vende të BE-së që nuk e aplikojnë skemën e kompensimit të TVSH për fermerët e vegjël. Greqia e ka 6%, por me kufizime. Spanja, e cila ka një numër të madh fermerësh të vegjël, ka zgjedhur si përqindje kompensimi nivelin prej 12% për bujqësinë.E ndërsa kjo mund të duket e lartë, fermerët spanjollë në ndryshim nga ata shqiptarë, paguajnë taksim individual progresiv mbi të ardhurat gjë e cila e ul kufirin real të rimbursimit të shpenzimeve që njihen si të ardhura personale.Nga ana tjetër, për të kompensuar këtë kthim parash në bizneset e vogla bujqësore, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë spanjolle, niveli normal i TVSH-së është 21%. Është e mundshme që të gjithë paguajnë më shumë taksa në blerje për të kompensuar TVSH për ushqimin dhe për të nxitur prodhimin dhe eksportet.Pesha e bujqësisë në Prodhimin e Përgjithshëm (GDP) të Spanjës është në nivelin e 2,7%. Ekonomia tjetër ka hapësirë dhe mundësi të financojë me subvencione dhe politika fiskale bujqësinë.  Rreziqet e mbi kompensimit në ShqipëriFAO llogarit se në Shqipëri, vlera e inputeve kundrejt vlerës së prodhimit është 28% për fermat e vogla deri në 0,5 hektar dhe 25% për fermat 1.6 hektarë. FAO thotë se përkatësisht 54% dhe 17% sipas madhësisë më sipër përdorin plehërim, se 11% dhe 23% kanë mekanikë të motorizuar, ndërsa vaditja në 49% dhe 30%.Bazuar në këto të dhëna dhe duke konsideruar një fermë që përdor shumë inpute, ka mekanikë, ka investime e të tjera me TVSH si p.sh vaditje me pika, plastmasë, shërbime, etj., mund të mbërrijmë në një raport të jo vetëm të inputeve, por dhe investimeve të larta kundrejt vlerës së prodhimit, në 50% për të cilin është paguar TVSH nga një fermer, raport ky i ulët, por për thjeshtësi.Nëse një fermer shet prodhim me vlerë 100 Lekë, ai ka paguar më parë rreth 15% TVSH (fara, plehra, 10%, të tjerat 20%) për 50 lekë inpute që nevojiten, ose 7,5 lekë për TVSH -në.Në total TVSH-ja teorike e paguar nga një fermë jo subjekt, e cila përdor shumë inpute dhe investime me TVSH është rreth 7.5% e vlerës së prodhimit. Për fermat që përdorin pak inpute dhe investime, kjo vlerë reduktohet mjaft dhe mesatarja vështirë të arrijë në 5%.Llogaritjet, sidoqoftë, nuk janë të thjeshta, ndryshojnë në varësi të çmimeve të tregut ndërkombëtar të inputeve, kulturave, aktivitetit, territorit, historisë.Si mund të bëhet ndryshe, për këtë kërkohet reduktimi i TVSH-së së inputeve, i mekanikës dhe të tjerave për të gjithë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe është hapi më i mirë. Hapi tjetër po aq i mirë është që fermat të ndihmohen, të rriten e të bëhen subjekte të TVSH-së reale.Farat, plehrat kimike janë që tani me TVSH të reduktuar në 10% dhe inpute të tjera e kanë madje TVSH-në zero. Politika që mbulon të gjithë fermat dhe fermerët, me inpute dhe investime me tvsh minimale, është e drejtë për të gjithë, nuk krijon mbi pagesa e nën pagesa dhe është e thjeshtë, e qartë për fermerët.Një nga arsyet që skemat e mëparshme të rimbursimit u mbyllën ishte abuzimi. Por edhe në rast se abuzime nuk do të ndodhin, kur skema mbikompenson nuk është e drejtë. Mbikompensimi do të nxisë edhe më shumë prodhimin për eksport.Nuk ka asgjë të keqe që eksportet të rriten për sa kohë ne nuk subvencionojmë në mënyrë të fshehur që praktikisht domatet e vendit të eksportohen lirë dhe konsumatori vendas të blejë më shtrenjtë domate importi, të cilat do të zëvendësojnë këtë prodhim.Ka një korrelacion të drejtë midis rritjes së eksporteve dhe rritjes së importeve, madje deficiti tregtar ushqimor në mbi 1 miliard euro është në rritje nga viti në vit, edhe për faktin se eksportohen produkte në tregje konkurruese me vlerë relativisht të ulët dhe importohen prodhime me vlerë më të lartë.Këtu futen edhe kërkesa për standardet dhe besueshmëria e konsumatorit në prodhimin vendas.Duke parashtruar që kompensimi mesatar teorik i TVSH-së llogaritet afërsisht në 5-6% për një aktivitet tipik bujqësor, nëse normat e kompensimit do të jenë dyfish apo trefish siç propozohet, kjo do ta shtrembërojë tregun, si dhe do të ndryshojë aktorët vendimmarrës e politikëbërësit realë të prodhimit të ushqimit në Shqipëri.Një treg eksporti me vlerë në blerje nga fermerët 700 milionë euro me kompensim 16,6% i bën tregtarët të kompensojnë para publike te fermerët në 116 milionë euro, një normë kompensimi 10%, 70 milionë euro.Këto shifra janë shumë më të larta se subvencionet direkte të qeverisë për bujqësinë dhe zhvillimin rural dhe në rastin e parë janë dyfish i tyre.Për shumë njerëz mund të mos jetë problem sepse mund të thonë edhe shteti i keqpërdor subvencionet, por edhe ky është një keqpërdorim, sepse njeh si të drejtë që subjekte private të kompensojnë me para publike më shumë se sa është paguar më parë privatisht.Paratë e taksave, duhet të shkojnë direkt për shërbimet përfshirë dhe subvencionet. Tregtarët dhe kushdo tjetër me fitimet e tyre mund të bëjnë privatisht shërbime sociale për komunitetin.E përsëri mbetet teorike se fermerët do të kompensohen me 100% të normës mbi çmimin e shitjes, sepse në një treg eksporti konkurrues ku shitjet janë të vështira, jo shumë larg realitetit të përditshëm dhe çfarë pritet me luftën e tarifave, kjo normë do të shërbejë për të ulur çmimin e blerjes për të kapur treg.Prodhimet bujqësore kanë afat të shkurtër shitjeje e në mungesë të kontratave, siç janë aktualisht të gjithë fermerët ose do të pranosh çmimin e dhënë, ose malli do të mbetet pa shitur. Subvencione të lidhura me standardet dhe përfshirje në TVSHPolitikat që rrisin mbështetjen direkte publike për bujqësinë dhe zhvillimin rural mund të dinë më pak se çfarë kërkon tregu i ditës, por lidhen më mirë me ecurinë, zhvillimet që kërkon tregu si dhe u përgjigjen më mirë krizave e të papriturave.Modelet tregojnë se rritja graduale e subvencioneve direkte në dyfishin e atyre ekzistuese kompenson fermerët për TVSH-në e inputeve, e se ato krijojnë investime, nxisin eksportet dhe shitjet në tregun e brendshëm, si dhe nuk ndikojnë në TVSH-në që mblidhet në nivel kombëtar.Një treg eksporti oportunist si ai ku vepron Shqipëria, i cili një herë kërkon një gjë, dhe një herë një gjë tjetër, p.sh. një herë domate, një herë speca, një herë vaj ulliri, tregtia i përgjigjet duke rritur çmimin e blerjes përkatëse.Por, kjo nuk zgjidh p.sh. problemet që kemi me proteinat, për atë sasi mishi e qumështi që duhet të prodhojmë në vend dhe që ka nevojë për subvencione, nuk zgjidh problemet thelbësore që ka sektori i ullirit, nuk zgjidh problemet me standardet që kanë perimet, nuk krijohet qëndrueshmëri, por krijohet varësi gjithmonë e më e madhe nga tregu i jashtëm.Këtyre dhe të tjerave, si ndryshimeve klimatike, krizave e situatave të reja ju përgjigjen subvencionet publike direkte, kur fermeri merr fonde publike të prodhojë ushqim me standarde, e të mos helmojë tokën, ujin, ajrin e veten e tij.Paralelisht duke ulur më tej TVSH-në e inputeve, shërbimeve dhe mekanikës. Duke nxitur formalizimin që fermat të shkojnë drejt TVSH-së, e në fund duke reduktuar TVSH e ushqimit për konsumatorët.Ushqimi është një e drejtë njerëzore për të gjithë, çmimet e arsyeshme e bëjnë të mundur, por dhe si mënyrë për të rritur kërkesën, për të rritur shitjet e prodhimit vendas në tregun e brendshëm, sepse kjo mbetet sfida më e madhe, edhe më shumë se sa eksportet. *Ekspert i bujqësisë / Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrim të revistës   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vetëprodhuesit e energjisë, bilanci i 2024

    Vetëprodhuesit e energjisë, bilanci i 2024

    Kapaciteti i instaluar në sisteme fotovoltaike nga vetëprodhuesit arriti në fund të 2024 në 216.8 MW. Të paktën 68% e totalit të atyre që kanë një impiant për konsum vetjak janë biznese, ndërsa në vend të dytë janë individët. Kalimi nga një bilanc mujor në një netim vjetor, që u vu në zbatim për herë të parë vitin e shkuar, rezulton t’i ketë kursyer biznesit mesatarisht 33% të faturës së energjisë. Kalimi në këtë skemë të re ka rezultuar me bilanc pozitiv për biznesin, teksa tashmë edhe institucionet buxhetore dhe jobuxhetore po orientohen drejt një sërë projekteve pilot, që kanë në thelb energjinë diellore për të plotësuar nevojat e tyre.  Nertila MahoViti 2024 shënon vitin e parë të faturimit vjetor neto, një nismë e ndërmarrë nga qeveria pas kërkesave të vazhdueshme të vetëprodhuesve të energjisë për të ndryshuar skemën e aplikuar që më herët ishte mujore.Kjo sipas vetëprodhuesve që janë subjekte, të cilët kanë të instaluar impiante fotovoltaike me kapacitet deri në 500 kW do të bënte që këta të fundit të kishin një kthim investimi më të shpejtë. Por si ka rezultuar në fakt bilanci vjetor në shifra për vetëprodhuesit dhe energjisë që ata kanë hedhur në rrjet apo kanë marrë pas?Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) konfirmoi se netimi vjetor ka ulur shpenzimet e energjisë për subjektet që kanë një impiant të instaluar për nevojat e tyre me një mesatare 33%.“Ndryshimi i skemës së kompensimit në netim vjetor bëri të mundur që vetëprodhuesit të përdorin tepricat e hedhura në rrjet në muajt pasardhës, duke reduktuar faturën në masën 33% për vitin 2024”, – nënvizoi OSHEE për “Monitor”.Sipas kompanisë, përfitimi kryesor i të gjithë konsumatorëve vetëprodhues të energjisë elektrike është reduktimi i faturës së energjisë, pasi me instalimin e impianteve fotovoltaike në varësi të fuqisë së instaluar, nevoja për energji elektrike mbulohet pjesërisht apo totalisht nga energjia e prodhuar nga panelet. Kapaciteti i instaluar i vetëprodhuesve arrin në 216.8 MW, dominojnë bizneset Instalimi i impianteve fotovoltaike për të plotësuar nevojat vetjake shihet si tendencë kryesisht e bizneseve, edhe pse numri i familjarëve dhe institucioneve publike me instalim të kësaj natyre ka ardhur në rritje.Të dhënat zyrtare të OSHEE Group tregojnë se rreth 2416 klientë vetëprodhues të energjisë elektrike u lidhën në rrjetin e shpërndarjes deri në 31 dhjetor 2024.Kapaciteti i tyre i instaluar arriti në total 216.8 MW, një kapacitet i konsiderueshëm që llogaritet rreth 1.5 herë sa Karavastaja, që është aktualisht parku më i madh fotovoltaik në vend nga kapaciteti i instaluar prej 140 MW.Të ndarë në kategori rezulton se janë 1645 kontrata vetëprodhuesish mes OSHEE-së dhe subjekteve private, pra biznese.Të paktën 705 kontrata janë mes kompanisë së shpërndarjes dhe familjarëve që janë vetëprodhues energjie. Institucione buxhetore që kanë instaluar impiante janë 51 të tilla dhe jobuxhetore, 15.Vitin e kaluar, kompania e shpërndarjes bëri të ditur se lehtësoi procedurat për aplikimin në sistemin e saj për vetëprodhuesit, për të ulur burokracitë dhe për ta bërë më të thjeshtë integrimin në rrjet.“Gjatë vitit 2024, OSHEE GROUP SH.A./OSSH SH.A. krijuan për të gjithë kërkesat e reja mundësinë e aplikimit online në portalin e ueb www.oshee.al dhe tashmë të gjithë konsumatorët që kërkojnë të instalojnë panele diellore për vetëkonsum mund të aplikojnë në mënyrë të thjeshtuar online.Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për vendosjen e paneleve diellore, pasi me ndryshimin e skemës së kompensimit, me tepricat e hedhura në treg, përfitojnë reduktim të faturës së konsumit”, – nënvizon OSHEE. Liberalizimi i tregut të energjisë, si nxitësi kryesor i vetëprodhuesve Ligji i vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” parashikonte ndër të tjera liberalizimin e tregut të energjisë, duke nënkuptuar se subjekte të lidhura në disa nivele tensioni do të duhet të siguronin të vetëm energjinë në tregun e lirë.Kjo fazë nisi së pari me subjektet në tension 35 kilovolt, të cilët dolën në tregun e lirë në vitin 2018. Pikërisht në atë periudhë ishin edhe instalimet e para të impianteve fotovoltaike, jo domosdoshmërisht të lidhura me këto biznese por më shumë me faktin se tashmë sapo ishte miratuar kuadri fillestar ligjor për burimet e rinovueshme të energjisë, që zuri vend në vitin 2017.Deklaratat për vijimin e fazës së dytë të liberalizimit në njërën anë dhe kriza e energjisë, e cila zuri vend në vitet 2021-2022, përshpejtuan investimet në subjekte të tjera private, siç ishin bizneset e lidhura në tension 20 dhe 10kv.Aktualisht të dyja këto kategori subjektesh tashmë janë në treg të liberalizuar. Të parët, bizneset në tension 20 kv, rreth 2150 të tilla, dolën në tregun e lirë më 1 janar 2024, teksa grupi i dytë prej 2600 biznesesh të lidhura në tension 10 kv janë në treg të lirë prej 1 janarit të këtij viti.Sipas një urdhri të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, grupi i radhës që pritet të dalë në treg të lirë është ai i subjekteve në nivel tensioni 6 kv dhe që parashikohet që të ndodhë më 1 janar 2026.  Ende mbetet pezull miratimi i një çmimi për tepricat e energjisë Kalimi në një bilanc vjetor ishte një nga kërkesat e përmbushura që instalatorët e impianteve fotovoltaikë si grup lotues, por edhe biznesi, morën nga qeveria. Më herët, ata kërkuan edhe rritjen e kapacitetit të instaluar që mund të ketë një vetëprodhues duke e kaluar nga 500 kW në 1 MW diçka që nuk u pranua.Një tjetër kërkesë ishte edhe miratimi i një çmimi sa u takon tepricave që hidhen në rrjet.Kjo do të thotë se në rastet kur një subjekt që ka hedhur energji në rrjet më shumë sesa ka marrë, ai përmes impiantit fotovoltaik të ketë një kreditim sipas një çmimi që ende mungon. Praktikisht këto teprica sot llogariten me çmim zero, edhe në rast se një biznes ka të tilla.Për të miratuar një çmim duhet të miratohet metodologji përkatëse dhe të japin miratim disa hallka deri tek Enti Rregullator i Energjisë që jep më pas çmimin për familjarët dhe bizneset.Probabiliteti është që çmimi për tepricat të jetë më i ulët se çmimi me të cilin bizneset dhe familjarët furnizohen aktualisht.Për familjarët këtë vit nga 1 shkurti po aplikohet një çmim i reduktuar për ata që janë në fashën mes 1 dhe 700 kWh, energjia do të llogaritet me 8.5 lekë/kWh pa TVSH dhe nëse dikush kalon mbi 700 kWh çmimi është 9.5 lekë për të gjithë kWh nga 1 e në vazhdim.Miratimi i një çmimi për tepricat sipas instalatorëve do ta bënte edhe më të leverdishëm vendosjen e një impianti fotovoltaik për vetëkonsum, duke nxitur kështu investime të tjera. Çfarë parashikon ligji në fuqi për vetëprodhuesitNë vitin 2023, qeveria miratoi një kuadër tërësisht të ri për burimet e rinovueshme të energjisë, duke sjellë një sërë ndryshimesh që synonin nxitjen e investimeve në këtë sektor. Një ndër aspektet e zhvilluara në një nen të veçantë të këtij ligji, që aktualisht është në fuqi, ishte ai për vetëprodhuesit ku së pari përcaktohet qartë kush bie në këtë kategori.“Vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme kanë një kapacitet maksimal prej 500 kW dhe kanë të drejtë të gjenerojnë, të konsumojnë, të ruajnë dhe të shesin prodhimin e tepërt të energjisë elektrike të rinovueshme, duke përfshirë marrëveshjet dypalëshe me furnizues të energjisë elektrike dhe marrëveshje të tregtisë me homologët, sipas parimit të barazisë dhe propocionalitetit.I njëjti ligj i jep Këshillit të Ministrave atributet për të përcaktuar ndër të tjera:a) skemën e kompensimit të vetëprodhuesit të energjisë së rinovueshme bazuar në metodologjinë e faturimit neto;b) procedurën e trajtimit të aplikimeve për vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme, duke përfshirë afatet përkatëse;c) kërkesat teknologjike dhe teknike, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në përmirësimet e nevojshme të matësve për të mundësuar zbatimin e skemës së kompensimit;ç) rregullat për shitjen e energjisë së vetëprodhuar;d) periudhën vjetore që do të shërbejë për matjen e prodhimit të tyre.Ligji përcakton në pikën 4 të nenit 20 se çmimi i energjisë elektrike i gjeneruar nga vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme duhet të sigurojë një kompensim të drejtë që pasqyron vlerën e tregut të energjisë së furnizuar në rrjet dhe do të shmangë ndërsubvencionet ose diskriminimin e padrejtë ndërmjet vetëprodhuesit të energjisë sërinovueshme dhe konsumatorëve të tjerë.“Çmimi i energjisë elektrike merr në konsideratë edhe kostot e shkaktuara për transmetimin, shpërndarjen dhe balancimin e sistemit.Çmimi për energjinë elektrike të gjeneruar nga vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme përcaktohet nga ERE-ja në përputhje me metodologjinë e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit” thuhet në ligj.Sipas të njëjtit nen, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes mban dhe operon një sistem që regjistron informacionin për emrin, vendndodhjen, kapacitetin dhe datën e vënies në punë të impianteve të rinovueshme të vetëprodhuesit, duke përfshirë çdo informacion shtesë sipas parashikimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.“Skemat mbështetëse për vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme do të jenë proporcionale, do të kontribuojnë në objektivat kombëtarë për energji të rinovueshme të qeverisë së Shqipërisë dhe nuk do të rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të asnjë prej segmenteve të zinxhirit të furnizimit me energji elektrike.Skema do t’i nënshtrohet miratimit paraprak nga komisioni i ndihmës shtetërore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën shtetërore”, – thuhet në ligj. Plani për klimën po orienton edhe institucionet drejt investimeve në energjiViteve të fundit ka një tendencë në rritje të qeverisë për të vënë theksin te diversifikimi dhe për të miratuar projekte me kapacitet të konsiderueshëm në lidhje me parqet fotovoltaike në rajone të ndryshme në vend.Paralelisht me ankandet e qeverisë dhe projekteve private që kanë në fokus prodhimin dhe tregtimin e energjisë, ka një tendencë të institucioneve për të zbatuar disa projekte pilote në impiante fotovoltaike në funksion të përmbushjes së nevojave të tyre.Raste të prokurimit të impianteve fotovoltaike mbi tarracat e institucioneve janë bërë diçka e zakonshme teksa në planin për klimën sillet në vëmendje zbatimi i projekteve pilote edhe në institucione të tilla si kopshte dhe shkolla. Një rast si ky po zbatohet nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë për instalimin e një sistemi fotovoltaik me kapacitet 14.4 kWp në kopshtin e Roskovecit.“Bazuar në informacionet e Bashkisë së Fierit, godina e kopshtit nr. 01 Roskovec është rikonstruktuar së fundmi për të përmirësuar objektet e tij. Objektivat e Projektit Pilot:Reduktimi i gjurmës së karbonit: Përdorimi i energjisë së rinovueshme për të ulur gjurmën e karbonit.Përmirësimi i cilësisë së jetës: Rritja e cilësisë së jetës për qytetarët nëpërmjet demonstrimeve praktike të ndërhyrjeve për eficiencën e energjisë” thuhet në planin e qeverisë.Një tjetër projekt është “Instalimi i ndriçimit urban me eficiencë të lartë në Dibër” ku AEE po zhvillon një projekt pilot për përmirësimin e sistemit të ndriçimit në 10 rrugët e Peshkopisë. Sistemi aktual është i vjetruar, me shumë drita jofunksionale, vjedhje të linjave elektrike dhe dëmtime nga aksidentet automobilistike.“Disa drita që punojnë janë llambat me natrium me presion të lartë (HPS), të cilat konsumojnë shumë energji dhe përmbajnë merkur të dëmshëm për mjedisin.Disa segmente lidhen direkt me rrjetin e OSHEE, duke shkaktuar konsum të vazhdueshëm 57 energjie dhe humbje të konsiderueshme. Instalimet kryesore: 307 drita LED, 8 pemë fotovoltaike, karikues 50 kW”, – thuhet në dokument.Një tjetër projekt në plan lidhet me klinikat në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”. Përveç ndërhyrjeve për eficiencën e energjisë, në plan është edhe instalimi i paneleve fotovoltaike që do të prodhojnë energji në funksion të klinikave. OSHEEPër t’u lidhur në rrjet si një vetëprodhues duhet që të bëhet një aplikim zyrtar pranë OSHEE-së. Kompania në faqen e saj të internetit specifikon 10 pika që duhet të plotësohen dhe dorëzohen në mënyrë që të jepet miratimi dhe impianti të lidhet me rrjetin e shpërndarjes. Por cilat janë këto dokumente1.Kërkesa që abonenti bën pranë protokollit të OSSH sh.a. për lidhjen e impiantit FV2.Deklaratën e konsumit mesatar të tij gjatë një viti sipas historikut të dy viteve të fundit ose në rast të mungesës së një historiku, raportin e auditit energjetik të lëshuar nga audituesi i certifikuar sipas parashikimeve të pikës 4 të udhëzimit NR. 3 DATE 20.06.2019 të MIE së bashku me certifikatën përkatëse dhe propozimin për fuqinë e instaluar, sipas parashikimeve të pikës 6 të po atij udhëzimi.3.Projektin e miratuar nga persona fizikë dhe juridikë të licencuar për lidhjen e impiantit PV me rrjetin e shpërndarjes, në përputhje me Kodin e Shpërndarjes së energjisë elektrike të miratuar nga ERE.4.Propozimin mbi modelin e matësit (me dy drejtime skema e matjes neto udhëzimi MIE NR 3 datë 20.06.2019) dhe karakteristikat teknike të tij sipas standardeve të OSSH.5.Relacioni teknik6.Të dhëna mbi inverterin kryesor dhe karakteristikat e matësit të prodhimit të vendosur pas tij7.Licenca e inxhinierit projektues, i cili duhet të ketë pikën 10C në licencë për projektim dhe NP10 për zbatim.8.Leje nga bashkia për “Punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh” VKM 408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” e ndryshuar9.Kartë identiteti e abonentit10.Numri i kontratës ekzistuese të abonentit (pa debi)       Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nga Shqipëria, Ballkani, Europa e deri në SHBA, si kufizohen deputetët për të qenë aktivë në biznes

    Nga Shqipëria, Ballkani, Europa e deri në SHBA, si kufizohen deputetët për të qenë aktivë në biznes

    Për deputetët në Shqipëri, ligji që rregullon konfliktin e interesit është Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”, i ndryshuar.Ky ligj përcakton rregullat për shmangien e situatave ku interesi privat i një zyrtari mund të ndikojë në vendimmarrjen e tij publike.Neni 28 i ligjit kufizon deputetin “të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër”.Po ashtu deputeti “nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg”.Neni 21 për kufizime për ushtrimin e funksioneve private gjatë mbajtjes së detyrës publike përcakton se deputeti nuk mund të ushtrojë njëkohësisht një funksion privat si administrator, anëtar bordi, menaxher ose drejtues në një shoqëri tregtare.Neni gjithahstu parashikon nëse deputeti është aksioner ose zotëron kuota në një shoqëri tregtare, ai nuk mund të marrë vendime ose të ndikojë në procedurat publike që lidhen me atë shoqëri.Në rast se deputeti është aksioner në një kompani që përfiton nga fondet publike, ai duhet të heqë dorë nga ndikimi në proceset vendimmarrëse.Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) është institucioni që mbikëqyr deklarimin e pasurisë dhe zbatimin e ligjeve mbi konfliktin e interesit.Deputetët janë të detyruar të dorëzojnë deklarata të pasurisë çdo vit, ku përfshihen të gjitha investimet, aksionet dhe interesat e tyre ekonomike. ILDKPKI ka të drejtë të hetojë dhe ndëshkojë shkeljet, duke përfshirë gjoba, shkarkime nga detyra ose referim të rasteve në Prokurori për korrupsion.Në shtetet e rajonit, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia drejtuesit e bizneseve që hyjnë në politikë duhet të largohen nga drejtimi i kompanive të tyre ose t’i transferojnë ato për të shmangur ndikimin në vendimmarrje.Ligjet kërkojnë transparencë përmes deklarimit të pasurisë dhe interesave financiare, ndërsa agjencitë e posaçme kundër korrupsionit mbikëqyrin dhe ndëshkojnë shkeljet.Në Kosovë ligji “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik” ndalon që zyrtarët publikë të jenë njëkohësisht drejtues të bizneseve private.Politikanët duhet të deklarojnë pasurinë dhe interesat e tyre financiare. Shkeljet monitorohen nga Agjencia Kundër Korrupsionit.Në Maqedonia e Veriut ligji “Për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave” ndalon zyrtarët publikë të marrin vendime që favorizojnë bizneset e tyre private.Politikanët duhet të deklarojnë pasurinë dhe interesat e tyre financiare.Nëse një zyrtar ka aksione apo drejtim në një kompani, ai duhet t’i transferojë ose të heqë dorë nga çdo ndikim gjatë mandatit të tij. Monitorimi bëhet nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.Ligji “Për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave” në Malin e Zi ndalon mbajtjen e pozitave drejtuese në kompani private nga zyrtarët publikë. Të gjithë zyrtarët janë të detyruar të deklarojnë interesat financiare dhe bizneset e tyre.Nëse ndodhet në konflikt interesi, zyrtari duhet të largohet nga pozita drejtuese ose të vendosë biznesin nën administrim të pavarur. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe ndëshkimin e shkeljeve.Në Serbi ligji “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave” ndalon politikanët të mbajnë aksione shumicë ose pozita drejtuese në kompani private. Zyrtarët publikë duhet të dorëzojnë pasuritë dhe aksionet e tyre ose t’i kalojnë në një sistem “blind trust” (besim të verbër).Ligji gjithashtu ndalon pjesëmarrjen e bizneseve të politikanëve në tenderë publikë. Agjencia Kundër Korrupsionit monitoron dhe ndëshkon shkeljet e ligjit.Në shtetet si Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia ligji për Konfliktin e Interesit ndalon që zyrtarët të mbajnë pozita në kompani private gjatë mandatit. Ata duhet të raportojnë të gjitha interesat financiare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbikëqyr zbatimin e ligjit në Bosnjë Hercegovinë.Në Kroaci është Komisioni për Konfliktin e Interesit që mbikëqyr zbatimin e ligjit. Europë dhe SHBALigji për konfliktin e interesit, si në Europë dhe SHBA, synon të parandalojë ndikimin e interesave private në vendimmarrjen publike. Ai e ndalon ose kufizon veprimtarinë e drejtuesve të bizneseve që hyjnë në politikë përmes disa mekanizmave kryesorë.Në të dyja sistemet, sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjit dhe shmangia e mënyrave të fshehta për të ndikuar politikën në favor të bizneseve private.Në shtete si Itali dhe Gjermani, biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të ndjekin rregulla të rrepta për të shmangur konfliktin e interesit.Ligjet kërkojnë që ata të heqin dorë nga drejtimi aktiv i bizneseve të tyre ose të ndjekin masa specifike për të shmangur përfitimet personale nga pozitat politike.Në Itali, ligji Nr. 215/2004 (Ligji Frattini) përcakton se biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të transferojnë administrimin e kompanive të tyre te palë të treta ose të japin dorëheqje nga çdo funksion drejtues. Po ashtu nuk mund të marrin pjesë në tendera publikë apo të përfitojnë nga kontrata shtetërore gjatë mandatit.Në Itali inspektimi bëhet nga Autoriteti Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC).Në Gjermani, ligji Federal për Zyrtarët Publikë dhe Ligji për Ministrat Federalë kufizon çdo biznesmen që merr një post politik se duhet të deklarojë të gjitha interesat e tij financiare dhe të shmangë përfshirjen në vendimmarrje që lidhet me kompaninë e tij.Nëse një konflikt interesi është i qartë, ai duhet të largohet nga roli ekzekutiv ose të kalojë pronësinë në një “blind trust” (fond i menaxhuar nga palë të treta, pa ndërhyrjen e tij).Në rast të shkeljeve, Kodi Penal Gjerman parashikon gjoba ose burgim për korrupsion dhe përfitime të paligjshme.Në të dy vendet, biznesmenët që hyjnë në politikë duhet të distancohen nga kompanitë e tyre, ose duke kaluar menaxhimin tek palë të treta, ose duke u larguar plotësisht nga vendimmarrja.Ndryshimi kryesor mes Italisë dhe Gjermanisë është se Italia ka një qasje më të rreptë, ndërsa Gjermania fokusohet më shumë në deklarimin e interesave dhe ndalimin e përfshirjes në çështje që mund të krijojnë konflikt interesi.Në SHBA, ligji ndalon zyrtarët publikë të marrin vendime për politika që mund të ndikojnë financiarisht kompanitë ose asetet e tyre. Para dhe gjatë mandatit, politikanët duhet të raportojnë pasurinë dhe lidhjet e tyre me bizneset.Shumë zyrtarë janë të detyruar të vendosin pasuritë e tyre në një trust të menaxhuar nga një palë e tretë, pa mundësi ndikimi mbi to (Trusti i verbër).Shitja e aksioneve ose dorëheqja nga pozitat drejtuese. Në disa raste, ata duhet të shesin interesat e tyre, ose të japin dorëheqjen nga bordet e kompanive për të shmangur konfliktin.Lexoni edhe:Mes biznesit e politikës, kostot dhe përfitimet e sipërmarrësve deputetë, apo kandidatë Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pse sipërmarrës të rinj kërkojnë të hyjnë në Parlament

    Pse sipërmarrës të rinj kërkojnë të hyjnë në Parlament

    Ish-deputeti dhe sipërmarrësi Sami Gjergji pohon se aktualisht janë dy kategori kandidatësh, ata që hyjnë në politikë, me qëllimin për të dhënë dhe ata synojnë për të përfituar.Sipërmarrësit kandidatë pohojnë njëzëri se po garojnë, që nisur nga eksperienca e tyre, të jenë kontribuues aktivë me propozime projektligjesh për lehtësi fiskale apo marrëveshje lehtësuese me vendet e BE-së për prodhuesit dhe eksportuesit.Skënder Pashaj pranoi ftesën e Partisë Socialiste për të garuar në zgjedhjet parlamentare, i shtyrë nga besimi i fortë për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.“Nisur nga përvoja ime e gjatë në drejtimin e një biznesi me aktivitet prodhues dhe eksportues, prioriteti im kryesor do të vijojë të mbetet mbrojtja në tërësi e gjithë sektorëve të prodhimtarisë vendase.Vendosja e urave të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian dhe heqja e taksave për eksportuesit në shtetet si SHBA dhe Japoni.Për eksportuesit shqiptarë, niveli i taksave me këto shtete është mbi 18%.Kjo është shtysa kryesore që më motivoi të marr pjesë në garën e zgjedhjeve parlamentare. Në këtë garë po hyj me qartësinë e objektivave dhe realizimit të tyre në mbrojtje të biznesit prodhues”.Edvin Prençe, administratori i një biznesi në sektorin Manifakturë të veshjeve, njëkohësisht dhe drejtues i Shoqatës ProEksport Albania, tha se angazhimi i tij në këtë proces është motivuar nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Durrësit dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët e tij.“Kam pasur mundësinë të njoh nevojat e komunitetit dhe besoj se mund të sjell një kontribut të vlefshëm për t’i adresuar ato. Qëllimi im është të punoj për forcimin e infrastrukturës, arsim dhe punësim, si dhe për të krijuar një mjedis më të mirë për zhvillimin e biznesit dhe turizmit në Durrës dhe jo vetëm.Qëllimi im është të punoj për forcimin e infrastrukturës, arsimit dhe punësimin, si dhe për të krijuar një ambient më të mirë për zhvillimin e biznesit dhe turizmit në Durrës dhe jo vetëm.Të punojmë për krijimin e një mundësie për kthimin e vëllezërve dhe motrave tona në atdhe, si dhe rritjen e interesit për të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri”.Z.Prençe aspiron të jetë një zë i fortë për sipërmarrjen në Parlament për krijimin e kushteve të përshtatshme që bizneset të rriten dhe të zhvillohen.“Do të këmbëngul për një kuadër ligjor të thjeshtuar, që i lejon sipërmarrësit të fokusohen te rritja dhe inovacioni, jo te barrierat.Po ashtu, do të angazhohem për nxitjen e investimeve në sektorë të rinj dhe për mbështetje të politikave që stimulojnë krijimin e mundësive të reja për bizneset e vogla dhe të mesme.Do të sigurohem që interesat e sektorit privat të jenë të mbrojtura dhe të përkrahura në çdo hap të zhvillimit ekonomik, si dhe rritjen e sektorit eksportues, i cili është më i godituri këto kohë. E gjitha për të përgatitur bizneset për Shqipërinë e 2030 dhe tregut europian”.Sipërmarrësja Marjana Koçeku, themeluesja e agroturizmit “Neomalsorja”, është një tjetër kandidaturë në listën e mbyllur për Qarkun e Shkodrës për garën e Partisë Socialiste.Agroturizmi “Neomalsore”, tashmë një emër i njohur në fushën e turizmit rural në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare, përfshirë ato të mëdha, si shembull i suksesit të një nisme të krijuar nga dashuria për natyrën, traditën dhe fshatin. Lista të hapura dhe të mbyllura Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025-s, kandidatët për deputet do të garojnë të ndarë në dy lista: e mbyllur dhe lista e hapur.Lista e mbyllur apo siç njihet ndryshe lista e sigurt, renditja e të cilëve është në dorë të drejtuesve të subjekteve politike. Lista e mbyllur përbën 1/3 e fillimit të listës së kandidatëve.Pas 1/3 së emrave të listës së mbyllur vijohet me emrat e kandidatëve për listën e hapur, ku gara mes tyre pritet të jetë më e fortë, pasi do të luftohet për votën e drejtpërdrejtë të elektoratit.P.sh. nëse në një qark me 9 mandate, një prej subjekteve që garon fiton 4 deputetë, 3 emrat në listën e mbyllur hyjnë automatikisht në Kuvend.Kandidatët e listës së hapur do të luftojnë për mandatin e katërt që do të arrijë të sigurohet prej atij që fiton më shumë vota. Lexoni edhe:Mes biznesit e politikës, kostot dhe përfitimet e sipërmarrësve deputetë, apo kandidatëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mes biznesit e politikës, kostot dhe përfitimet e sipërmarrësve deputetë, apo kandidatë

    Mes biznesit e politikës, kostot dhe përfitimet e sipërmarrësve deputetë, apo kandidatë

    Nga sipërmarrësit e mëparshëm të prodhimit, call center dhe shitjeve në supermarkete që u tërhoqën nga biznesi për t’u zgjedhur deputet e deri te kandidatët e rinj të manifakturës dhe bizneseve të shëndetësisë që garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, me çfarë kostosh po angazhohen në veprimtari parlamentare. Dorina AzoTë jesh në biznes apo në politikë? Është pyetja që duket se u ka marrë kohë ligjvënësve, për të ndarë vijën e hollë, shpeshherë të padukshme të së ligjshmes nga e paligjshmja, për ligjin që ndalon deputetin të ushtrojë veprimtari private dhe e kufizon mbi zotërimin e aksioneve.Po a është garantuar ndër vite zbatimi si i germës dhe frymës së ligjit?Emra si Sami Gjergji (deputet në vitet 2005-2009), Vullnet Sinaj (deputet në vitet 2017-2021, 2021-2025), Flamur Hoxha (deputet në vitet 2021-2025) që hoqën dorë nga bizneset, pohuan për “Monitor” se angazhimet e tyre në veprimtarinë e Parlamentit u shoqëruan me kosto për kompanitë që themeluan.Sami Gjergji, deputet në vitet 2005 – 2009 – “Hyra në politikë i pasur, por dola prej saj i varfër. Duke mos qenë në krye të aktivitetit tim privat, kompania pothuajse u shkatërrua.Përveç kësaj, edhe lufta politike mes palëve ndikoi te përkeqësimi i biznesit, pasi isha një prej deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese të 2008-s”.Ai pranon se ishte një sipërmarrës idealist, që i hyri politikës me idealet për të përmirësuar legjislacionin për kushtet e operimit të biznesit, por duke sakrifikuar biznesin e tij.“Duke mos qenë në krye të aktivitetit tim privat, kompania pothuajse u shkatërrua. Përveç kësaj, edhe lufta politike mes palëve ndikoi te përkeqësimi i biznesit, pasi isha një prej deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese të 2008-s”, nënvizon Sami Gjergji, ish-deputeti i Qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike.Ai nuk bëri të njëjtin gabim dhe nuk rikandidoi. Përveç kostos që mori në biznes, ndryshimet e sistemeve zgjedhore nuk e motivuan për të hyrë sërish në garë.“Në 2005-n u zgjodha deputet nga sistemi mazhoritar, me votë të drejtpërdrejtë nga populli. Nuk më pëlqen të jem deputet liste. Uroj më të mirën për kandidatët e rinj! Shpresoj të sjellin ndryshimin, me përmirësimin e legjislacionit për sipërmarrjen dhe ekonominë”.Themeluesi i një prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në vend, “Big Market”, zoti Vullnet Sinaj, prej vitit 2017 ka kaluar në zotërues pasiv të kuotave dhe zonja Elona Koshi (Budini) është zotëruese aktive e kuotave, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Vullnet Sinaj, kandidat PS, deputet në vitet 2017 – 2025 – Pas përvojës në sipërmarrje, u angazhova në politikë me dëshirën për të ndihmuarnjerëzit. Kjo sigurisht u shoqërua me kosto financiare te biznesi, pasi nëse do të isha në krye të aktivitetit, vijueshmëria mund të ishte edhe më e mirë. Por angazhimi i vajzave të mia në biznes, rritja dhe zhvillimi i tyre në krye të aktivitetit privat, e cila nuk do të ishte realizuar nëse do të punonin nën ombrellën time, është një nga pasuritë më me vlerë që kam”.Vullnet Sinaj tha për “Monitor” se hyri në politikë me idealet e sipërmarrësit për të ndihmuar njerëzit, elektoratin që e zgjodhi. Për rrjedhojë ka ushtruar detyrën e ligjvënësit me kohë të plotë, të ndarë nga aktiviteti privat, pavarësisht kostos së marrë në biznes.“Pas përvojës në sipërmarrje, u angazhova në politikë me dëshirën për të ndihmuar njerëzit. Kjo sigurisht u shoqërua me kosto financiare te biznesi, pasi nëse do të isha në krye të aktivitetit, vijueshmëria mund të ishte edhe më e mirë.Por angazhimi i vajzave të mia në biznes, rritja dhe zhvillimi i tyre në krye të aktivitetit privat, e cila nuk do të ishte realizuar nëse do të punonin nën ombrellën time, është një nga pasuritë më me vlerë që kam”.Flamur Hoxha, PD – deputet ne vitet 2021 – 2025 – “Do të mbetem aleat i ndershëm me biznesin, duke propozuar projektligje që dotë ndihmojnë në zhvillimin e sipërmarrjes, sidomos sektorit të prodhimit. Ky sektor është mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm të rrit dhe të zhvillon si sipërmarrës, por edhe për peshën që mban në ekonomi. Në disa raste ndihesh fajtor kur në Parlament nuk votohen projektligje që mbështesin prodhimin, jo për fajin tënd si deputet dhe forcës politike që përfaqëson, por për shkak të politikave të mazhorancës”.Flamur Hoxha, themelues i shoqërisë “Kler” në sektorin e prodhimit të tekstileve për industrinë fason, pas marrjes së mandatit të deputetit në Qarkun e Kukësit për Partinë Demokratike në vitin 2021, është larguar nga detyrat ekzekutive dhe kuotat e kompanisë.Edhe për të, largimi nga një aktivitet privat shkaktoi kosto financiare, sidomos kur bëhet fjalë për një biznes familjar të themeluar për sektorin e prodhimit të themeluar në vitet ‘92-‘93.“Të qenët aktiv në biznes do të thotë që për vendimmarrjet që kontribuojnë për rritjen dhe zhvillimin e tij, domosdoshmërisht duhet të konkludohen përmes firmosjes.Të jesh pasiv në biznes, pra mospasja e së drejtës së firmës është masë tepër penalizuese, pasi nuk të nxit të jesh aktiv në aktivitet privat.Të largohet vetvetiu dëshira për t’u marrë me biznes. Kostoja është marrë parasysh para kandidimit”.Nisur nga eksperienca e tij, zoti Hoxha thotë se nëse hyn në politikë, si ligjvënës është e pamundur të jesh aktiv në sipërmarrje, jo vetëm në zbatim të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, por e pamundur të realizohet edhe për disa arsye.“Së pari, nuk mund të ushtrosh detyrën e deputetit për propozime ligjesh apo votime të tyre, pasi do të paragjykohesh për ndërmarrje nismash ligjore për interesa personale, nëse vijon të jesh aktiv në biznes.Së dyti, që është mjaft e rëndësishme, të mungon koha që të merresh me biznes. Mbi 60% të kohës e zë veprimtaria parlamentare. Tri ditë në javë jam i pranishëm në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, duke qenë anëtar në dy prej tyre.Dita e katërt është pjesëmarrja në seancën plenare dhe dita e gjashtë e javës janë angazhimet në takime me elektoratin e zonës zgjedhore për të dëgjuar problemet e tyre”.Agron Shehaj, kandidat për “Mundësia”, deputet në vitet 2017 – 2025 – “Është tepër e rëndësishme çuarja në Kuvendin e Shqipërisë e një grupi të ripolitikanësh, të papërlyer që jetojnë me punë të ndershme. “Ky është vizioni dheoptika ime. Unë bashkudhëheq një parti të re politike e themeluar nga vizioni iindividëve që jetojnë me punë të ndershme. Përfaqësimi i këtyre ideve do të jetëpër mbështetjen e njerëzve të ndershëm”.Agron Shehaj, para angazhimeve si deputet i Partisë Demokratike në dy legjislaturat e mëparshme, ishte sipërmarrës aktiv me drejtimin e një kompanie në sektorin call center.Prej vitit 2017, z. Shehaj është larguar si administrator i shoqërisë, ndërsa Intercom Data Service është në pronësi të SESTANTE HOLDING S.R.L.Gjatë këtyre viteve si deputet, për z. Shehaj prioritet ishte angazhimi politik, e demonstruar me pjesëmarrje aktive në veprimtarinë parlamentare. Por ky angazhim, siç ai pohon, nuk ka ndikuar në vijueshmërinë e biznesit të themeluar prej tij, ku prej vitesh është larguar nga pozicionet drejtuese. Çfarë do të bëjnë me bizneset sipërmarrësit që garojnë për herë të parë?Drejtues të bizneseve të manifakturës si Skënder Pashaj apo Edvin Prençe, kandidatë në zgjedhjet parlamentare 2025, pohojnë se në zbatim të ligjit të konfliktit të interesit, do të largohen nga posti i administratorit, nëse do të fitojnë garën për deputet, duke hequr dorë nga bizneset.Sipërmarrësi Skënder Pashaj garon për herë të parë në zgjedhje.Skënder Pashaj, kandidat për PS – “Kontributi im në biznes është i mjaftueshëm dhe mendoj se ka ardhur koha të provoj veten në një fushë tjetër ku mund të ofroj përvojën për përmirësimin e sektorit prodhues. Nga aksionet nuk do të heq dorë, por do të jem zotërues pasiv i tyre”.I pozicionuar i katërti në listën e mbyllur të Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit, ai tha për “Monitor” se nëse fiton garën për deputet, nisma e parë që do të ndërmarrë është largimi nga detyra e administratorit nga shoqëria me aktivitet ekonomik në fushën e përpunimit.Zoti Pashaj është themelues i kompanisë FITAL sh.p.k., një ndër prodhuesit më të mëdhenj të këpucëve në sektorin e manifakturës me rreth 790 të punësuar.“Kontributi im në biznes është i mjaftueshëm dhe mendoj se ka ardhur koha të provoj veten në një fushë tjetër ku mund të ofroj përvojën për përmirësimin e sektorit prodhues”, thotë ai.Kur vjen puna tek aksionet, shumë stepen për lënien e tyre, por pohojnë se do të kthehen në zotërues pasiv të kuotave, me qëllimin se do t’i përdorin në moshën e daljes në pension.“Nga aksionet nuk do të heq dorë, por do të jem zotërues pasiv i tyre”, tha z. Pashaj, zotërues i 40% të aksioneve të shoqërisë “FITAL sh.p.k.”.Edvin Prençe, kandidat për PS – “Konflikt interesi është kur ti përdor detyrën (kur zgjidhesh deputet) për interesa personale. Në rastin tim, por edhe tre kolegëve të tjerë (që janë në listat PD-PS) është lobim dhe të marrim në dorë fatin e të mbrojmë të ardhmen e bizneseve të sektorit tonë. Prandaj nuk do të rreshtin nga aktiviteti lobues në mbrojtjen e të drejtave të grupimit ku bëj pjesë”.Edvin Prençe, administratori i një biznesi në sektorin e manifakturës së veshjeve, njëkohësisht dhe drejtues i Shoqatës ProEksport Albania, kandidaturë zyrtare e Partisë Socialiste në listën e hapur të Qarkut të Durrësit, thotë se për të përbën konklikt interesi kur punon në institucionet publike, pavarësisht se në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit do të heqë dorë nga pozicionet drejtuese.“Konflikt interesi është kur ti përdor detyrën (kur zgjidhesh deputet) për interesa personale.Në rastin tim, por edhe tre kolegëve të tjerë (që janë në listat PD-PS) është lobim dhe të marrim në dorë fatin e të mbrojmë të ardhmen e bizneseve të sektorit tonë. Prandaj nuk do të rreshtin nga aktiviteti lobues në mbrojtjen e të drejtave të grupimit ku bëj pjesë”.Aurel Bylykbashi – Kandidat për PD, deputet vitet 2005-2006, 2011-2013 “Nëse do të fitoj garën, sigurisht që do të veproj, në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit, duke mos mbajtur poste ekzekutive në biznes. Por e shoh veprimtarinë time si deputet të pashkëputur nga biznesi. Do të vijoj ta ndjek në distancë, sepse është biznes familjar që garanton të ardhurat e familjarëve të mi. Do të vijoj me të njëjtin model, si dhe tani, ku përveç angazhimeve politike, do të ndjek edhe ato në sipërmarrje”Aurel Bylykbashi e sheh të pandarë figurën e tij nga angazhimet e jetës politike dhe sipërmarrjes. Ky model do të vijojë të ndiqet prej tij edhe nëse fiton garën për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, ku kandidon në listën e mbyllur të Qarkut të Elbasanit për Partinë Demokratike.Nga viti 2013, Bylykbashi është themelues i një biznesi të prodhimit të tekstileve në sektorin fason, në Elbasan, njëkohësisht dhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike. Prej themelimit të biznesit e deri më sot z. Bylykbashi pohon se nuk ka mbajtur asnjëherë postin e administratorit.“Nëse do të fitoj garën, sigurisht që do të veproj, në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit, duke mos mbajtur poste ekzekutive në biznes. Por e shoh veprimtarinë time si deputet të pashkëputur nga biznesi.Do të vijoj ta ndjek në distancë, sepse është biznes familjar që garanton të ardhurat e familjarëve të mi. Do të vijoj me të njëjtin model, si dhe tani, ku përveç angazhimeve politike, do të ndjek edhe ato në sipërmarrje”, pohon z. Bylykbashi.Aurel Bylykbashi ka qenë deputet edhe në dy legjislatura të mëparshme, për vitet 2005-2009 dhe për vitet 2011-2013, nga zëvendësimi i listës, pas lënies së mandateve të deputetëve të PD-së. Llajo: Do të hyj në politikë, duke mos hequr dorë nga mjekësia Mjeku anestezist/reanimator Vasil Llajo, themelues i rrjetit të laboratorëve privatë “Intermedica Center” prej ’95, është një tjetër sipërmarrës që do të garojë në listën e hapur të Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste.Edhe z. Llajo thotë se nëse fiton garën, do të vazhdojë të zbatojë ligjin për konfliktin e interesit, për të mos pasur poste ekzekutive dhe të mbajë aksione, por angazhimi politik do të jetë i pandarë nga fusha e mjekësisë.Vasil Llajo, kandidat për PS – Në politikë do të vij të jap dhe jo të marr, por nuk do të heq dorë nga fusha e mjekësisë. Mjekësia do të jetë pjesë shtesë e aktiviteteve të mia, të cilën mendoj se do të arrij ta përballoj. Përse duhet ta lë mjekësinë për të bërë politikë, ndërkohë që në të gjithë botën, politika është e ndërthurur me ekonominë. Është një trend botëror tashmë që ekonomia mbizotëron politikën, për t’i dhënë drejtime të reja me thyerjen e tabuve. Edhe unë do të synoj të thyej tabutë, për ndryshimin dhe përmirësimin e politikave shëndetësore”.Nga viti 2021, z. Llajo është larguar nga detyra e administratorit të subjektit “Intermedica Center”, ndërsa është zotërues 100% i aksioneve të kompanisë.“Në politikë do të vij të jap dhe jo të marr, por nuk do të heq dorë nga fusha e mjekësisë. Mjekësia do të jetë pjesë shtesë e aktiviteteve të mia, të cilën mendoj se do të arrij ta përballoj.Përse duhet ta lë mjekësinë për të bërë politikë, ndërkohë që në të gjithë botën, politika është e ndërthurur me ekonominë.Është një trend botëror tashmë që ekonomia mbizotëron politikën, për t’i dhënë drejtime të reja me thyerjen e tabuve. Edhe unë do të synoj të thyej tabutë, për ndryshimin dhe përmirësimin e politikave shëndetësore”.Vasil Llajo, i diplomuar në vitin 1981, për mjekësi, deri në ’92 punoi si mjek anestezist reanimacioni në repartin e neurologjisë, të spitalit nr.2, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.Prej korrikut të ’92 u largua në Greqi, pasi u punësua në spitalin KAT Hospital, një ndër më të mëdhenjtë për traumatologjinë dhe ortopedinë.Pas 3 vitesh punë eksperience në KAT Hospital, rikthehet në Shqipëri, për të investuar në ’95 për instalimin e skanerit të parë mjekësor te laboratorët privatë.Në podcast-in “Monitor Business Plus”, më herët zoti Llajo rrëfeu se në të kaluarën ka marrë tre ftesa për pjesëmarrje në politikë, që i refuzoi për shkak të përkushtimit për profesionin.“Ftesën e parë për pjesëmarrje në politikë e mora në vitin ‘96. Por e refuzova, me justifikimin e konfliktit të interesit, të të pasurit kompani private dhe përfshirjes në politikë. Por nuk ishte kjo arsyeja kryesore që nuk u përfshiva në politikë.Me modesti mund të them se ftesa e parë ishte për postin e ministrit të Shëndetësisë.E refuzova me bindjen e fortë që nuk do të hyj në politikë, sepse tek unë dominonte profesionalizmi dhe vijimi i kryerjes së misionit të mjekut. Ftesa e dytë më është bërë në vitin 2005, të cilën përsëri e refuzova.Gjatë kohës më janë bërë edhe ftesa të tjera, një prej tyre është në zgjedhjet e fundit, të cilën sërish me shumë dashamirësi e refuzova”, tha Vasil Llajo, që tashmë është kandidat për deputet i Partisë Socialiste.Z.Llajo pohon se kaloi disa muaj në dilemë për ftesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit 2025 deri në pranimin e saj.Arsyeja e pranimit të ftesës ishte, pasi sipas tij beson se përzgjedhja nga partitë politike të majta dhe të djathta, të figurave intelektuale dhe me dinjitet do të sjellë zbatimin e politikave të reja, për t’i dhënë zhvillim të ri vendit. Pse po rikandidojnë deputetët që lanë bizneset e tyre për të hyrë në Parlament?Vullnet Sinaj, Flamur Hoxha dhe Agron Shehaj janë deputetë të legjislaturave të mëparshme të ardhur nga bota e sipërmarrjes.Ata do të garojnë për një tjetër mandat, pasi besojnë se me përvojën e tyre si ligjvënës dhe sipërmarrës do të vijojnë të kontribuojnë për propozime dhe miratime ligjesh për përmirësimin e ekonomisë.Pas dy mandatesh si deputet, përkatësisht nga viti 2017 deri në 2025, Vullnet Sinaj rikandidon për mandatin e tretë në listën e hapur të Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste.“Doja të tërhiqesha nga gara dhe t’u kthehesha punëve në biznes, por kërkesa këmbëngulëse e elektoratit më ndryshoi mendjen. Si duket ky është fati im, të merrem me politikë dhe nuk mund të ndryshojë!Por këtë herë, gara është më e vërtetë, më e fortë, pasi garoj në listën e hapur për Qarkun e Vlorës ku synoj të marr votën e drejtpërdrejtë të popullit të zonës sime”.Z.Sinaj thotë se në dy mandatet e tij të mëparshme pati përparësi propozimet me projektligje dhe diskutimet për zgjidhjen e çështjes së pronësisë, infrastrukturës së zonave rurale, taksave të biznesit dhe ndryshimet për rritjen e të ardhurave të arkëtuara nga pushteti vendor për rentën minerare.Për zotin Sinaj, nëse fiton garën, çështjet për përmirësimin e legjislacionit të biznesit do të vijojnë të mbeten në fokusin kryesor.Flamur Hoxha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e shkuar, garon sërish për një mandat të dytë në Qarkun e Kukësit për Partinë Demokratike.Z. Hoxha pohon se në politikë do të vijojë të mos dalë nga kornizat e botës së sipërmarrjes.“Do të mbetem aleat i ndershëm me biznesin, duke propozuar projektligje që do të ndihmojnë në zhvillimin e sipërmarrjes, sidomos sektorit të prodhimit.Ky sektor është mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm të rrit dhe të zhvillon si sipërmarrës, por edhe për peshën që mban në ekonomi.Në disa raste ndihesh fajtor kur në Parlament nuk votohen projektligje që mbështesin prodhimin, jo për fajin tënd si deputet dhe forcës politike që përfaqëson, por për shkak të politikave të mazhorancës.Në legjislaturën e sapombyllur nga opozita janë propozuar 30 projektligje në mbështetje të sipërmarrjes, por që nuk u morën në shqyrtim”.Agron Shehaj, ish-deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit 2025 do të kandidojë me siglën e partisë “Mundësia”, e bashkëthemeluar prej tij.Z.Shehaj thotë se për të është tepër e rëndësishme çuarja në Kuvendin e Shqipërisë e një grupi të ri politikanësh, të papërlyer që jetojnë me punë të ndershme.“Ky është vizioni dhe optika ime. Unë bashkudhëheq një parti të re politike e themeluar nga vizioni i individëve që jetojnë me punë të ndershme. Përfaqësimi i këtyre ideve do të jetë për mbështetjen e njerëzve të ndershëm”. Lexoni edhe:Pse sipërmarrës të rinj kërkojnë të hyjnë në ParlamentNga Shqipëria, Ballkani, Europa e deri në SHBA, si kufizohen deputetët për të qenë aktivë në biznes   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.