Reshje shiu por temperatura të larta, parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike, do të vijojnë ndikimin e tyre, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat në zonat veriore, do të jenë më të të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu. Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim të […]
Aksident i rëndë te Ura e Tapizës/ Përplasen dy makina, humb jetën një grua
Mëngjesin e kësaj të enjteje, një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar tek Ura e Tapizës në Krujë. Nga informacionet paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një grua. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, nëse ka të plagosur të tjerë, apo rrethanat e aksidentit.
Horoskopi për ditën e sotme, 17 prill 2025
Showbiz E Enjte, 17 Prill 2025 08:52 DashiMund të keni disa pasiguri të vogla ekonomike sot. Pesimizmi karakterizon shenjën tuaj, por është diçka kalimtare. Energjia pozitive do të jetë sërish me ju. DemiDuhet të tregoni kujdes për situatën financiare. Disa blerje të cilat nuk ju nevojiten duhet që t’i shmangni. Nëse po planifikon që të […]
Te “kopshti i Skënderbeut” me fëmijët e çdo qarku…
Edi Rama ka postuar statusin në facebook: “MIRËMËNGJES dhe me fëmijët e Tiranës, që së bashku me fëmijët e çdo qarku, do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës tek kopshti i Skënderbeut, ku do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian më 16 maj, ju uroj […]
Champions League/ Inter dhe Arsenali në gjysmëfinale, eliminohen Bayerni dhe Reali
Interi ka arritur të sigurojë një vend mes katër më të mirave të Evropës, pasi ka barazuar 2-2 me Bayern Munich në sfidën e kthimit të çerekfinaleve të Champions League. Falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë në “San Siro”, zikaltërit kalojnë më tej dhe në gjysmëfinale do të përballen me Barcelonën. Sfida e zhvilluar […]
Përplasja e BKH në Fier, gazetarja Lala: Hetuesit ngritën dronin për të vërejtur dy subjekte
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Fier mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe punonjësve të një biznesi lokal, në pronësi të vëllait të Agron Kapllanajt. Sipas gazetares Klodiana Lala hetuesit kishin shkuar në Fier në kuadër të një operacioni të posaçëm dhe kishin ngritur një dron për të ndjekur nga ajri […]
Basha takime me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit: Kush lufton SPAK-un, asgjë nuk ka për të ndryshuar
Lulzim Basha këtë pasdite u takua me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë. Basha dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen banorët dhe theksoi se prioriteti kryesor i Koalicionit Euroatlantik është lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut. ”Nuk ka rëndësi asnjë […]
Lala: Kërkoni falje për dhunën e përdorur ndaj zyrtarëve të shtetit. Kapllanaj: Nipat e mi po shkonin në Fier
Në emisionin ”Open” pati një debat të fortë mes gazetares Klodiana Lala dhe Agron Kapllanajt, në lidhje me incidentin e ndodhur në Fier me agjentët e BKH-së. Gazetarja Lala i tha Kapllanajt se nëse agjentët do ishin njerëz të thjeshtë, nuk do të dihej se çfarë fati do të kishin. Ajo i kërkoi Kapllanajt që […]
Lapaj thirrje votuesve në diasporë: Mos lejoni presionin e familjarëve që kanë hall vendin e punës në Shqipëri
Kreu i ”Koalicionit Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i bën thirrje votuesve në diasporë të vijojnë procesin e votimit. Ai thotë se duhet të ndëshkojnë me votë ata që i larguan nga atdheu. ”Sot ka nisur procesi i marrjes së zarfeve nga ana juaj dhe tashmë ka nisur procesi i votimit. Votoni kë tju dojë zemra. […]
Balluku: Sot flitet për mënyrën cilësore sesi ne po e dizejnojmë infrastrukturën, në ndërlidhje të plotë midis vendeve fqinje
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka ndarë një video në rrjete sociale. Balluku thotë se sot flitet për mënyrën cilësore sesi ne po e dizejnojmë infrastrukturën, kjo në ndërlidhje të plotë midis vendeve fqinje. ”Sot nuk flitet më për sasi, sa kilometra kemi bërë, sa kilomentra do të bëjmë. Sot flitet […]