Sende në fushë, arbitri italian paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Ndalet për disa çaste ndeshja, pasi një send plastik godet një futbollist të Serbisë. Kryesori Massa flet me kapitenët Gjimshiti dhe Mitrovic. Vijon ndeshja. Spikeri në stadium paralajmëron se nëse ndodh sërish kjo situatë, arbitri italian do të tërheqë skuadrat në dhomat e zhveshjes. Policia vendos kordon sigurie te tifozët.
Mediat serbe: “FUTBOLLISTËT SERBË MEZI SHPËTOJNË JETËT E TYRE NË TIRANË”!
“FUTBOLLISTËT SERBË MEZI SHPËTOJNË JETËT E TYRE NË TIRANË: Një ndeshje skandaloze që duhej të NDALOHEJ! Gjorgje Petrović na solli një pikë kundër Shqipërisë”, është ky titulli i lajmit përmbylljes së ndeshjes nga mediat serbe. Duket se kujtesa e mediave serbe është e shkurtër, duke harruar dhunën shtazarake që shkaktuan ndaj futbollistëve tanë 11 vite […]
Foto virale në rrjet, fëmijët bëjnë shqiponjën para ekipit serb
Në nisje të ndeshjes Shqipëri-Serbi, teksa këndohej himni serb, fëmijët që shoqërojnë futbollistët gjatë daljes në fushë, kanë bërë me duar shqiponjën, dhe fotot e tyre po bëjnë xhiron e rrjete sociale. Shumë fëmijë sot janë përfshirë në atmosferën e super sfidës.
Drejtoresha e Shërbimit me mision aspak sekret në stadium
Vlora Hyseni, numri një i inteligjencës shqiptare është fotografuar pak momente më parë në Arenën Kombëtare, ku është duke ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi. Prezenca e saj në stadium lë të kuptohet se ajo nuk ka shkuar për ndonjë mision sekret por për të mbështetur skuadrës shqiptare. Ndërkohë sikurse edhe evente të ngjashme në të shkuarën, njerëzit […]
Futbollisti i mirënjohur Sokol Kushta, heroi shqiptar antiserb, po e ndjek ndeshjen nga Vlora. Nuk gjeti biletë!
Sonte futbollisti i mirënjohur, Sokol Kushta, po e ndjek ndeshjen Shqipëri-Serbi nga Vlora, sepse nuk gjeti dot biletë për këtë supërndeshje. Sokol Kushta është një nga ish-futbollistët e Flamurtarit që u ka shënuar serbëve, kjo në Beograd. Në vitin 1987 Flamurtari i tij trondiste Partizanin e Beogradit duke i eliminuar nga Evropa. Ai po e […]
Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare në stadium për ekipin kuqezi
Pak javë pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare duket se i ka lënë për pak mënjanë punët e tij dhe ka vendosur të udhëtojë për në Tiranë. Ish-kapiteni i Kombëtares, një tifoz thuajse i përhershëm i ekipit kuqezi, nuk ka munguar as në këtë duel historik me Serbinë. Tare […]
Ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Teksa minutat afrojnë tek nisja e sfidës Shqipëri-Serbi, janë shtuar në maksimum masat e sigurisë. Rreth e përqark stadiumit është ngritur një helikopter. Vlen të theksojmë se për këtë sfidë kualifikuese të Botërorit, ka një angazhim nga Policia e Shtetit, si asnjëherë më parë. Ndeshja Shqipëri-Serbi është e planifikuar të nisë me fillim nga ora […]
”Mos hidhni objekte në fushë”, thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi
Aktualitet Sporti E Shtunë, 7 Qershor 2025 20:59 Tension të lartë. Përballja Shqipëri-Serbi është duke u luajtur, por tifozët kuqezi janë të ashpër në qëndrimet e tyre. Disa kanë hedhur gota plastike në fushë, dhe kjo bëri që të bëhet thirrja ”Mos hidhni objekte në fushë”. ETIKETA kombetarja
Fotolajm/ Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ndjek super sfidën Shqipëri-Serbi
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është i pranishëm në “Air Albania” në mbështetje të Shqipërisë, e cila po luan kundër Serbisë. Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan kundër Serbisë, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 (SHBA, Kanada, Meksikë). Sfida për shumë tifozë e tejkalon anën sportive dhe në […]
Ekipi kuqezi prek tapetin e ”Air Albania”, brohorima nga tifozët. Priten me këngën ”Mora Fjalë”
Çunat e ekipit kuqezi kanë prekur fushën e “Air Albania”, teksa janë pritur me brohorima nga tifozët që janë futur në stadium, i cili sonte do të jetë kuqezi. Po ashtu në sfond dëgjohet edhe kënga ”Mora Fjalë”, një këngë e kthyer në himn tashmë të kombëtares.