Meta i pandehur, avokati: Ish-anëtarë të LSI duhej të ishin të pandehur
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-presidentin Ilir Meta me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit tha në një komunikim për mediat nga SPAK se procesi ndaj Metës është një çështje e montuar politikisht dhe se mbyllja e hetimeve pas zgjedhjeve është […]
Drejtësia e vonuar, Strasburgu dënon Shqipërinë për zvarritjet në sistemin gjyqësor
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Shqipërinë për shkelje të së drejtës për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm, duke theksuar se zvarritjet e pajustifikuara në gjykatat vendase minojnë besimin tek shteti ligjor. Vendimi, i marrë në çështjen ARB SHPK dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vë në pah nevojën urgjente […]
Ambasada amerikane njeh zgjedhjet: Presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”. Ky është reagimi i parë i ambasadës amerikane në Tiranë, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, që nxori fituese Partinë Socialiste në pushtet me 83 mandate. Përmes këtij reagimi, duket se amerikanët njohin procesin zgjedhor në Shqipëri, […]
Zgjedhjet, PD ankimon qarqet Vlorë dhe Gjirokastër: U manipulua rezultati
Partia Demokratike – Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS edhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit edhe për dy qarqe të tjera: Vlorë dhe Gjirokastër, duke kërkuar shpalljen e tyre të pavlefshme. PD vijon të hedhë akuza për manipulim të procesit zgjedhor, duke e cilësuar atë si një “masakër zgjedhore”, dhe thekson […]
Tragjedia në minierën e Katjelit, procedohen administratori, drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i turnit
Një ditë pas tragjedisë në fshatin Katjel të Prrenjasit ku humbi jetën minatori Sajmir Bego, 57-vjeç, i cili ishte dhe kryetar i sindikatës së minatorëve në atë zonë, autoritetet kanë nisur hetimet për administratorin e minierës, drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e turnit. Policia e Librazhdit bën me dije se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të […]
Meta bisedë telefonike me gazetarët: Në sallën e gjyqit do çmontoj çdo akuzë
Ish-presidenti Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë ka komunikuar me gazetarët me anë të një telefonate, ndërkohë që ndodhej në ambientet e SPAK për tu njohur me akuzat. Ai tha se mezi pret të përballet në seancën e gjyqit ku do të çmontojë të gjitha akuzat. Ndërsa shtoi se nuk ka ndërmend të kërkojë […]
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, arrestohet në Dubai 36-vjeçari
36-vjeçari Armis Stafa është arrestuar në Dubai nën akuzën për pastrim parash. Në vitin 2014, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar Armis Stafës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Armis […]
Ambasada e SHBA bën reagimin e parë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit
Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.
‘Partizani’, Malltezi bën përpjekjen e radhës për liri në Gjykatën e Lartë
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, i pandehur në dosjen “Partizani” ka bërë përpjekjen e radhës për liri në Gjykatën e Lartë. Raportohet se Malltezi kundërshton në këtë gjykatë vendimet e dy shkallëve më të ulëta për lënien e tij në masën “arrest në shtëpi”, masë që e vuan prej nëntorit 2023. Rekursin në […]
Plagosja në Vorë/ 40-vjeçari vetëplagoset, më pas qëllon disa herë në ajër për të inskenonuar një atentat
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e djeshme të ndodhur në fshatin Marikaj, të Bashkisë së Vorës, ku 40-vjeçari Elton Andreica(Muça) ishte plagosur me armë zjarri në këmbë. Sipas policisë Elton Andreica(Muça) ka plagosur veten dhe më pas ka qëlluar disa herë në ajër, për ta inskenuar si një antenat ndaj tij. Pas verifikimeve, 40-vjeçari […]