Blendi Gonxhja, në seancë dëgjimore për debatin në lidhje me burgun e Spaçit
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik do të zhvillojë një seancë dëgjimore me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, drejtuesen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe me përfaqësuesit e shoqatave të të përndjekurve politikë. Palët ranë në dakordësi parimisht pas kërkesës së opozitës për debatin në lidhje me restaurimin e burgut […]
Bulqizë/ Murtaja, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit
Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë është prekur nga sëmundja e murtajës. Burime bëjnë me dije se deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë. Drejt fermës janë nisur specialistët e drejtorisë rajonale të Ekstensionit Bujqësor-Dibër, […]
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali, në gjendje të rëndë për jetën – Detajet
Fatos Cenaj, një shqiptar që banon në Padova të Italisë është qëlluar me plumb në fytyrë teksa udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të paradites, në zonën e Alta të Padovës, në rrugën Casoni në Fontaniva. 59-vjeçari ka rënë nga biçikleta në momentin që është qëlluar dhe pranë tij ka mbërritur një […]
Minierat/ KLSH: Strategjia e mangët pa indikatorë matës të sektorit
Vendit i mungon një strategji e plotë me tregues realë mbi ecurinë e sektorit minerar duke mos ofruar kështu një panoramë të saktë mbi investimet, numrin e punonjësve apo tregues të tjerë të rëndësishëm. Një raport auditimi performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit rendit tek konkluzionet e tij pikërisht këtë aspekt duke nënvizuar se […]
Berat/ Shisnin kanabis në doza, në pranga dy të rinj (Emrat)
Dy të rinj nga qyteti i Beratit kanë rënë në prangat e uniformave blu pasi shisnin kanabis të ndarë në doza. Të arrestuarit janë identifikuar si Kliton Naçi dhe Njazi Abedini. Nga kontrollet e kryera 21-vjeçarit iu gjetën 330 doza kanabisi ndërsa 19-vjeçarit iu gjet me vete një sasi e kësaj lënde ndërsa në banesë, 2 thika. […]
SPAK kërkon zgjatjen e hetimeve për Metën, avokati: S’kanë mbledhur asnjë provë
SPAK ka kërkuar këtë të hënë zgjatjen e hetimeve ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Avokati i tij, pasi ka marrë shkresën nga prokurorët, deklaroi për mediat se SPAK po mban Ilir Metën në paraburgim, megjithëse sipas tij ende nuk ka asnjë provë ndaj tij. Ai u shpreh se Meta mbahet në burg […]
Nuk pranohet kërkesa / Apeli i GJKKO lë në burg Veliajn
Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, të dhënë më herët ndaj tij. Sa i përket kërkesës për zëvendësimin e masës me garanci pasurore, avokatët e Veliajt nuk ofruan një shumë […]
Plagoset me thikë 64-vjeçari në Divjakë, arrestohet autori (Emrat)
Plagosje me thikë në Divjakë, arrestohet autori i dyshuar menjëherë pas krimit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çermë-Sektor, pas një sherri për motive të dobëta mes dy personave, kurse në pranga ra një 44-vjeçar. I arrestuari është Lulzim Muça, i cili rreth orës 14:00, në një sherr të çastit, ka goditur me […]
33 mln lekë dëm me prokurimet publike, Elvis Roshi merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është zyrtarisht i pandehur. Roshi u paraqit sot në SPAK bashkë me avokatin ku iu komunikua akuza “shpërdorim detyre” lidhur me një kallëzim që KLSH kishte bërë ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës. Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës nga KLSH në shtator të […]
Nën hetim për kontrabandë, NRG e ‘mushkonjave’ fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP
Tenderët e spërkatjes kundër mushkonjave të zonave bregdetare dhe urbane janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Tiranës, ku janë regjistruar procedime penale. Para pak kohësh, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, u paraqit disa herë para hetuesve dhe prokurorëve të SPAK-ut, teksa atë e “pickuan” insektet e vogla. Ai […]